Synohen më shumë investime - Ibrahimaj: Bashkëpunimi rajonal dhe investimet turke, mundësi për rritjen e tregtisë shqiptare

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, kërkon forcimin e bashkëpunimit ekonomik në Ballkanin Perëndimor dhe rritjen e investimeve të huaja, me synim zgjerimin e tregtisë dhe rritjen e konkurrueshmërisë së rajonit. Gjatë Forumit të Biznesit Ballkanik, të organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Turqi në Tiranë, Ibrahimaj theksoi se bashkëpunimi mes vendeve dhe shfrytëzimi i avantazheve konkurruese mund të krijojnë më shumë mundësi për bizneset dhe tërheqjen e investitorëve.
Në forum morën pjesë përfaqësues të bizneseve dhe dhomave të tregtisë nga Shqipëria, Turqia, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Ministrja nënvizoi se ekonomitë e vogla të rajonit mund të përfitojnë më shumë nëse bashkojnë kapacitetet dhe krijojnë lidhje të reja tregtare. Sipas saj, zhvillimi i një tregu të përbashkët rajonal do të ndihmonte në uljen e barrierave, shkurtimin e procedurave dhe rritjen e konkurrueshmërisë përpara integrimit në tregun e përbashkët evropian.
Turqia mbetet një nga partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë, duke përfaqësuar 7,3 për qind të volumit të përgjithshëm tregtar të vendit në vitin 2025. Megjithatë, shkëmbimet vijojnë të dominohen nga importet, ndaj Ibrahimaj theksoi nevojën për të rritur praninë e produkteve shqiptare në tregun turk dhe për të nxitur investimet e drejtpërdrejta në ekonomi.
Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, investimet turke në Shqipëri arritën në rreth 111 milionë euro. Ministrja u bëri thirrje kompanive turke që të shkojnë përtej shitjeve dhe kontraktimeve, duke investuar në sektorë të ndryshëm të ekonomisë shqiptare. Ajo theksoi se qeveria do të punojë për krijimin e kushteve të përshtatshme, por se edhe bizneset duhet të jenë më aktive në shfrytëzimin e mundësive që ofron tregu shqiptar.
Në përfundim, Ibrahimaj shprehu pritshmërinë që komisioni i përbashkët Shqipëri-Turqi të konkretizojë brenda këtij viti nisma dhe plane të reja për thellimin e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve. Synimi është që bashkëpunimi të sjellë më shumë investime, të zgjerojë shkëmbimet tregtare dhe të krijojë mundësi të reja për bizneset në të dyja vendet.
BE mbyll një tjetër derë? - Holanda kërkon ndërprerjen e shkëmbimit të të dhënave policore me vendet jashtë Europës
Holanda kërkon vendosjen e një mekanizmi që i lejon Bashkimit Evropian të ndërpresë shkëmbimin e të dhënave policore me vende jashtë unionit, në rast të......
Shqipëria, 1 vit në SEPA - 8.7 mld lekë dhe 788 mijë pagesa ndërkufitare në euro. Kostot, shumë më të ulëta
Më 7 tetor të vitit të kaluar, Shqipëria nisi zyrtarisht transfertat me SEPA. Që nga ai moment, kostot e transfertave të emigrantëve shqiptarë që i dërgojnë......
Shkodra, drejt transformimit - Kopshti Linear dhe aksi multimodal, FSHZH shpall garën
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur garën për shërbime konsulence për hartimin e projektit të detajuar për ndërhyrjen “Kopshti Linear dhe Aksi Multimodal......
Ndërtimet “furnizojnë” bashkitë - Rekord të ardhurash. Cilët janë 7 vendorët që kryesojnë listën?
Ndërtimet e reja janë zëri kryesor që furnizojnë me të ardhura bashkitë në vend. Referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave mbi performancën e......
Trump bllokon emigracionin - Talentet nga jashtë pezullohen nga programi që lejonte qëndrimin e përhershëm në SHBA
Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka zgjeruar ofensivën kundër punësimit të fuqisë punëtore të huaj, duke pezulluar disa prej kompanive më të......
BE sfidon Kinën - 46 projekte strategjike për të ulur varësinë nga mineralet kineze
Komisioni Evropian ka shpallur një listë të re me 46 projekte strategjike për mineralet kritike, në përpjekje për të ulur varësinë nga Kina dhe për të forcuar......
Rokadë diplomatike! - Meidani: Hekurudha Durrës-Prishtinë, strategjike. Malaj: Forcim marrëdhënieve politike
Këtë të premte para Komisionit parlamentar për Europën dhe Punët e Jashtme, kandidati për ambasador i Shqipërisë në Kosovë, Denion Meidani, prezantoi vizionin......
Mbështetje për familjet e policëve të rënë - AAPSK financon trajnimin e 12 familjarëve për krijimin e bizneseve të tyre
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) ka mbështetur financiarisht një program për fuqizimin ekonomik dhe......

