Rokadë diplomatike! - Meidani: Hekurudha Durrës-Prishtinë, strategjike. Malaj: Forcim marrëdhënieve politike

Këtë të premte para Komisionit parlamentar për Europën dhe Punët e Jashtme, kandidati për ambasador i Shqipërisë në Kosovë, Denion Meidani, prezantoi vizionin e tij për të nxitur bashkëpunimin mes dy vendeve. Gjatë fjalës së tij, Meidani theksoi se Kosova është përparësi e politikës sonë si dhe është një urë e rëndësishme mes dy shteteve të një kombi.
“Marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk i ngjan asnjë marrëdhënieje tjetër që kemi në botë. Jemi dy shtete, por një komb. Jemi shqiptarë. Për këtë, dy rrjetet diplomatike do të punojnë si një rrjet i vetëm për shumë prioritete e interesa të përbashkëta. Një fushatë e përbashkët për njohje. Ky rrjet i ynë diplomatik duhet të japë kontributin e tij më të madh. Propozoj një rigjallërim të projekt-përpjekjeve të koordinuara e të mundshme mes Shqipërisë dhe Kosovës që vënë në lëvizje njëherësh ambasadat e dy vendeve në SHBA dhe BE. Ajo do të përfshijë lobimin e strukturuar, diplomacinë kulturore dhe publike nëpërmjet edhe strukturave të përbashkëta si Instituti i Kulturës Shqiptare, dhe formave jo tradicionale të angazhimit si fushatat PR, kontaktet me parlamentet, partitë politike, qendrat e mendimit, universitetet, median dhe diasporën shqiptare në këto vende. Njohjet e reja janë një temë më shumë që i hap Kosovës dhe një komb më i fortë. E treta, një hapësirë ekonomike pa pengesa. Hekurudha Durrës-Prishtinë mbetet projekt strategjik, një lidhje që e kemi ndërtuar prej kohësh e që tani duhet ta shndërrojmë në plan.”
Platformën e tij si kandidat për ambasdor i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut e prezantoi dhe Petrit Malaj, i cili nënvizoi marrëdhënien e rëndësishme mes dy vendeve.
“Kur shqiptarët gëzojnë të drejtat e tyre dhe marrin pjesë plotësisht në jetën institucionale, politike, ekonomike dhe kulturore, bën që Maqedonia e Veriut të jetë më e fortë, më demokratike, më evropiane. Prandaj sot kam nderin dhe përgjegjësinë të përfaqësoj shtetin shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Synimi im do të jetë të ndërtoj ura, të forcoj dialogun, të mbështes integrimin evropian, të promovoj bashkëpunimin dhe njëkohësisht të jem i qartë në mbrojtjen e parimeve dhe të drejtave që burojnë nga Kushtetuta dhe Marrëveshja e Ohrit. Do të synoj që Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Shkup të jetë një pikë referimi për marrëdhëniet shtetërore, për shqiptarët, për biznesin, për kulturën, për të rinjtë dhe për të gjithë ata që besojnë se e ardhmja e rajonit është në bashkëpunim, në siguri dhe në bashkimin evropian.”
Mbështetje për familjet e policëve të rënë - AAPSK financon trajnimin e 12 familjarëve për krijimin e bizneseve të tyre
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) ka mbështetur financiarisht një program për fuqizimin ekonomik dhe......
Harta vendore ndër vite - Nga rrethet, te bashkitë e zgjeruara. Historiku i ndarjes administrative
Ndarja administrative e Shqipërisë ka kaluar në disa faza, nga rrethet e sistemit të centralizuar, te bashkitë dhe komunat e viteve ’90, e më pas te bashkimi......
Me kursime, apo me borxhe? Si e nisin biznesin shqiptarët? Regjistrojmë përdorimin më të lartë të kredive
Të hapësh një biznes në Shqipëri do të thotë, në shumicën e rasteve, të mbështetesh te paratë e tua. Megjithatë, për një pjesë të konsiderueshme të......
Sa kushtojnë turet historike? Shqipëria, ndër alternativat më ekonomike në rajon dhe Europë
Një pjesë e rëndësishme e udhëtimeve turistike janë edhe vizitat në monumentet historike dhe sitet kulturore, të cilat pasqyrojnë periudha të ndryshme të......
Shpallet Nobeli i Paqes - Juristja 85-vjeçare nga Afrika e Jugut Pillay vlerësohet për drejtësinë ndërkombëtare
Juristja nga Afrika e Jugut, Navanethem “Navi” Pillay, është shpallur fituese e Çmimit Nobel për Paqen 2026, për përpjekjet e saj në promovimin e paqes dhe të......
Çfarë sjell reforma territoriale? - Ndryshon administrimi i fondeve, investimeve dhe shërbimeve
Reforma territoriale e miratuar nga Kuvendi ndryshon mënyrën se si do të menaxhohen fondet dhe investimet vendore në zonat që bashkohen. Me hartën e re, 15......
Bordi ul çmimin e naftës - Me pakicë do të tregtohet 213 lekë/litër. Benzina rritet në 194 lek/litër
Bordi i Transaparencës ka vendosur çmimet e reja të karburanteve, që do të hynë në fuqi ditën e sotme në orën 13.00. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit......
Elbasani, investim për ujin - Rrjeti, drejt rehabilitimit. Synohet eficiencë në furnizim
Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Elbasan ka shpallur garën për rehabilitimin e rrjetit të ujësjellësit të qytetit. Fondi limit i parashikuar për këtë......

