Me kursime, apo me borxhe? Si e nisin biznesin shqiptarët? Regjistrojmë përdorimin më të lartë të kredive

Të hapësh një biznes në Shqipëri do të thotë, në shumicën e rasteve, të mbështetesh te paratë e tua. Megjithatë, për një pjesë të konsiderueshme të sipërmarrjeve, kursimet personale nuk janë burimi i vetëm i financimit. Kreditë bankare dhe huatë nga familjarët apo miqtë luajnë gjithashtu një rol të rëndësishëm në sigurimin e kapitalit fillestar.
Të dhënat e Barometrit të Ballkanit 2025, të publikuara nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), tregojnë se 83% e bizneseve shqiptare të anketuara janë mbështetur te kapitali i pronarëve për nisjen e aktivitetit. Ndërkohë, 37% kanë përdorur kredi bankare, ndërsa 18% kanë marrë hua nga familjarët ose miqtë.
Krahasimi me Ballkanin Perëndimor nxjerr në pah disa ndryshime interesante. Shqipëria renditet e dyta në rajon, pas Malit të Zi, për përqindjen më të ulët të bizneseve që kanë përdorur kapitalin e pronarëve. Në Malin e Zi kjo përqindje është 78%, ndërsa mesatarja rajonale arrin në 90%.
Sa u përket kredive bankare, Bosnje Hercegovina kryeson me 61% të bizneseve që i kanë përdorur për kapitalin fillestar, e ndjekur nga Mali i Zi me 55% dhe Shqipëria me 37%. Përqindjet janë më të ulëta në Kosovë, me 29%, Maqedoninë e Veriut, me 17%, dhe Serbi, me vetëm 8%.
Edhe huamarrja nga familjarët dhe miqtë paraqet dallime. Mali i Zi regjistron përqindjen më të lartë, me 30%, ndërsa Shqipëria arrin në 18%, duke tejkaluar mesataren rajonale prej 17%.
Megjithatë, sigurimi i financimit mbetet një shqetësim për sipërmarrjet. Bizneset shqiptare e vlerësojnë vështirësinë e aksesit në financim me 6.5 pikë nga 10, kundrejt mesatares rajonale prej 6.3 pikësh.
Theksojmë se gjetjet bazohen në anketën e Opinionit të bizneseve, të realizuar gjatë periudhës maj-qershor 2025 me 1,216 biznese në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, prej të cilave 200 në Shqipëri.

Sa kushtojnë turet historike? Shqipëria, ndër alternativat më ekonomike në rajon dhe Europë
Një pjesë e rëndësishme e udhëtimeve turistike janë edhe vizitat në monumentet historike dhe sitet kulturore, të cilat pasqyrojnë periudha të ndryshme të......
Shpallet Nobeli i Paqes - Juristja 85-vjeçare nga Afrika e Jugut Pillay vlerësohet për drejtësinë ndërkombëtare
Juristja nga Afrika e Jugut, Navanethem “Navi” Pillay, është shpallur fituese e Çmimit Nobel për Paqen 2026, për përpjekjet e saj në promovimin e paqes dhe të......
Çfarë sjell reforma territoriale? - Ndryshon administrimi i fondeve, investimeve dhe shërbimeve
Reforma territoriale e miratuar nga Kuvendi ndryshon mënyrën se si do të menaxhohen fondet dhe investimet vendore në zonat që bashkohen. Me hartën e re, 15......
Bordi ul çmimin e naftës - Me pakicë do të tregtohet 213 lekë/litër. Benzina rritet në 194 lek/litër
Bordi i Transaparencës ka vendosur çmimet e reja të karburanteve, që do të hynë në fuqi ditën e sotme në orën 13.00. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit......
Elbasani, investim për ujin - Rrjeti, drejt rehabilitimit. Synohet eficiencë në furnizim
Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Elbasan ka shpallur garën për rehabilitimin e rrjetit të ujësjellësit të qytetit. Fondi limit i parashikuar për këtë......
Shqipëria rrit gatishmërinë - Ndryshime në ligjin për mbrojtjen civile. Qendrat rajonale do të forcojnë koordinimin
Zjarret në verë dhe përmbytjet në dimër janë dy nga fatkeqësitë natyrore që e godasin më shpesh Shqipërinë, përballimi i të cilave kërkon një sistem të......
Gazi, në minimum historik - Europa rrezikon të ulë konsumin me 7% këtë dimër
Bashkimi Evropian mund të detyrohet të ulë konsumin e gazit me 7% këtë dimër, pasi rezervat kanë rënë në nivelin më të ulët për këtë periudhë të vitit që nga......
Trump nderon Musk - Presidenti amerikan i akordon Medaljen Kombëtare të Shkencës
Presidenti amerikan Donald Trump i ka akorduar Elon Musk, drejtuesit të SpaceX, Medaljen Kombëtare të Shkencës, duke e cilësuar atë si “Thomas Edisonin e......

