Elbasani, investim për ujin - Rrjeti, drejt rehabilitimit. Synohet eficiencë në furnizim

Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Elbasan ka shpallur garën për rehabilitimin e rrjetit të ujësjellësit të qytetit. Fondi limit i parashikuar për këtë investim është rreth 647.5 milionë lekë. Projekti synon të reduktojë humbjet e larta të ujit, të përmirësojë presionin në rrjet dhe të rrisë eficiencën e furnizimit për banorët e Elbasanit.
Sipas dokumentacionit të publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik, ndërhyrja është pjesë e një projekti më të gjerë për rehabilitimin e sistemit të furnizimit me ujë të qytetit, bazuar në një studim të miratuar në shtator të vitit 2020 dhe të përgatitur me financimin e Bankës Gjermane për Zhvillim, KfW.
Projekti synon të garantojë furnizim më të qëndrueshëm me ujë të pijshëm të sigurt, duke përmirësuar njëkohësisht menaxhimin e sistemit dhe kostot e operimit. Sipas dokumentit teknik, një nga problemet kryesore mbetet niveli i lartë i humbjeve të ujit, si pasojë e amortizimit të rrjetit, lidhjeve të paligjshme dhe mungesës së matësve te një pjesë e konsiderueshme e konsumatorëve.
Referuar dokumentit, të dhënat tregojnë se afërsisht një e treta e familjeve në Elbasan ka lidhje me rrjetin pa matës individualë. Gjithashtu, janë evidentuar matës jashtë funksionit dhe humbje të konsiderueshme, veçanërisht në zonat periferike dhe në disa zona pranë ish-industrisë.
Këto problematika ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e shërbimit. Për të kufizuar humbjet dhe kostot, sipas dokumentacionit, furnizimi është kufizuar në rreth 12 orë në ditë.
Ndërhyrjet e parashikuara përfshijnë rehabilitimin e segmenteve të rrjetit shpërndarës, krijimin e zonave të matjes dhe monitorimit të ujit, instalimin e matësve dhe eliminimin e lidhjeve të paligjshme.
Projekti parashikon gjithashtu përmirësimin e infrastrukturës ndihmëse, përfshirë rezervuarët dhe stacionet e pompimit, si dhe uljen e konsumit të energjisë përmes reduktimit të humbjeve dhe përdorimit të pajisjeve më eficiente.
Projekti i ri do të fokusohet në zona të përcaktuara të rrjetit urban dhe suburban, me synimin për të përmirësuar funksionimin e sistemit dhe monitorimin e furnizimit.
Zbatimi i projektit lidhet me objektivat afatgjata të zhvillimit të sistemit të ujësjellësit deri në vitin 2045. Me këtë investim synohet që rrjeti i furnizimit me ujë të funksionojë me më pak humbje dhe kontroll më të mirë të konsumit.
Shqipëria rrit gatishmërinë - Ndryshime në ligjin për mbrojtjen civile. Qendrat rajonale do të forcojnë koordinimin
Zjarret në verë dhe përmbytjet në dimër janë dy nga fatkeqësitë natyrore që e godasin më shpesh Shqipërinë, përballimi i të cilave kërkon një sistem të......
Gazi, në minimum historik - Europa rrezikon të ulë konsumin me 7% këtë dimër
Bashkimi Evropian mund të detyrohet të ulë konsumin e gazit me 7% këtë dimër, pasi rezervat kanë rënë në nivelin më të ulët për këtë periudhë të vitit që nga......
Trump nderon Musk - Presidenti amerikan i akordon Medaljen Kombëtare të Shkencës
Presidenti amerikan Donald Trump i ka akorduar Elon Musk, drejtuesit të SpaceX, Medaljen Kombëtare të Shkencës, duke e cilësuar atë si “Thomas Edisonin e......
Sa lekë “na hanë” veset? Shqiptarët shpenzojnë rreth 4 mijë lekë në muaj për alkool dhe duhan
Alkooli dhe duhani po zënë një pjesë gjithnjë e më të madhe të buxhetit familjar. Në vitin 2025, kjo kategori përbënte 4.3% të shpenzimeve mesatare mujore të......
793 masa ndaj bizneseve - 13,589 vende pune nën kontroll, Inspektorati publikon bilancin e shtatorit
Kontrollet ndaj bizneseve dhe vendeve të punës vijojnë të jenë pjesë e aktivitetit të Inspektoratit, me synim monitorimin e subjekteve dhe evidentimin e......
Shkup–Prishtinë me tren? - Për vetëm 50 minuta. Linja e re mund të nisë në vitin 2027
Udhëtimi hekurudhor mes Shkupit dhe Prishtinës mund të bëhet realitet deri në fund të vitit 2027, ndërsa koha e udhëtimit pritet të jetë rreth 50 minuta.......
Krizë e re borxhi në Evropë? - The Economist: Vendet në qendër të presionit
Epoka e huamarrjes së lirë duket se ka mbaruar, ndërsa rritja e rendimenteve të obligacioneve qeveritare ngjall frikën e një krize të re të borxhit sovran në......
Shqipëria me 46 bashki - Kuvendi miraton me 85 votat e shumicës ndarjen e re administrativo-territoriale
Kuvendi miratoi me 85 vota pro të mazhorancës ndarjen e re administrativo-territoriale të Shqipërisë. Dy kampet politike nuk arritën në një konsensus.......

