Shqipëria Postuar më 9 October 2026, 10:03

   Shqipëria me 46 bashki - Kuvendi miraton me 85 votat e shumicës ndarjen e re administrativo-territoriale

Nga Fabjona Pasho

    Shqipëria me 46 bashki - Kuvendi miraton me 85 votat e

Kuvendi miratoi me 85 vota pro të mazhorancës ndarjen e re administrativo-territoriale të Shqipërisë. Dy kampet politike nuk arritën në një konsensus. Deputetët e shumicës parlamentare dhanë argumentet e tyre për uljen e numrit të bashkive nga 61 në 46. Ndërkohë, që opozita ka kundërshtuar duke argumentuar se kjo reformë nuk u shërben qytetarëve, duke kërkuar zgjerimin e ndarjes në 100 bashki.

Por çfarë parashikonte secila nga palët?

Varianti i socialistëve që tashmë është kthyer në ligj parashikon bashkimin e 15 bashkive me njësitë fqinje, duke ruajtur 12 qarqet. Fushë-Arrëzi i bashkohet Pukës, Klosi Matit dhe Rrogozhina Kavajës. Dimali dhe Poliçani kalojnë me Beratin, Patosi me Fierin, Divjaka me Lushnjën, Selenica me Vlorën dhe Maliqi me Korçën.

Në jug, Këlcyra bashkohet me Përmetin, Memaliaj me Tepelenën dhe Libohova me Gjirokastrën. Ndërsa Cërriku dhe Belshi i bashkohen Elbasanit, kurse Prrenjasi Librazhdit.

Ndryshimet prekin edhe organizimin e brendshëm. “Qyteti” përfshihet si hallkë ndërmjet bashkisë dhe njësive administrative, me një nënkryetar përgjegjës për koordinimin e shërbimeve. Bashkia ruan një kryetar, një këshill, një administratë dhe një buxhet të vetëm. Sipas socialistëve, ky riorganizim synon forcimin e kapaciteteve financiare e administrative dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.

Partia Demokratike, nga ana tjetër, propozonte shtimin e 39 bashkive, duke e çuar numrin e tyre në 100 dhe duke ruajtur gjithashtu 12 qarqet. Në projektligjin e depozituar më 25 shtator, demokratët argumentojnë se më shumë bashki do të afronin shërbimet dhe vendimmarrjen me komunitetet.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat