Shqipëria Postuar më 9 October 2026, 06:45

85 vota pro, Kuvendi miraton Reformën Territoriale, shkrihen 15 bashki

Nga Scan TV

85 vota pro, Kuvendi miraton Reformën Territoriale, shkrihen 15 bashki

Me 85 vota pro, Kuvendi i Shqipërisë në një seancë me tensione të forta mes deputetëve të opozitës e mazhorancës, ka miratuar Reformën Territoriale. Votimi ishte finalja e një ditë plot tensione dhe debate të ashpra mes forcave politike, në një kohë që kishte dyshime se nuk do të bëheshin 84 vota e mjaftueshme për ta votuar ndarjen e re administrativo-territoriale. Kundër kësaj reforme votuan vetëm 34 deputetë të opozitës. Edhe pse paralajmëruan qëndrimin e tyre kritik, socialistët Erion Braçe dhe Elisa Spiropali rezulton të kenë votuar pro. Në Kuvend ishin të pranishëm 116 deputetë.

Sipas draftit të Reformës së re Territoriale, numri i bashkive në Shqipëri reduktohet në 46 nga 61. 15 bashki shkrihen ose bashkohen me bashkitë e tjera.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat