Britania heq pasaportat - Kontrollet në e-gates do të kryhen me njohje të fytyrës, sistemi shtrihet deri në 2027

Britania e Madhe ka nisur vendosjen e një sistemi të ri pa kontakt në pikat kufitare të aeroporteve, që do t’u mundësojë udhëtarëve të caktuar të kalojnë përmes portave elektronike pa paraqitur fizikisht pasaportën.
Nisma nisi këtë javë në aeroportin East Midlands, fillimisht për shtetasit britanikë. Qeveria planifikon të përmirësojë të gjitha portat elektronike në vend deri në fillim të vitit 2027 dhe më pas ta zgjerojë sistemin edhe për kombësi të tjera që plotësojnë kushtet.
Teknologjia përdor njohjen e fytyrës për të verifikuar identitetin. Kamera e portës fotografon udhëtarin dhe e krahason imazhin me të dhënat e verifikuara të emigracionit, udhëtimit dhe pasaportës. Nëse kontrollet përfundojnë me sukses, barriera hapet automatikisht.
Sipas testeve të kryera nga autoritetet britanike, sistemi i ri mund të jetë deri në 25% më i shpejtë krahasuar me procedurën ku pasaporta vendoset në lexues.
Megjithatë, udhëtarët këshillohen të mbajnë pasaportën me vete. Në rast se kërkohen kontrolle shtesë, ata mund të duhet ta paraqesin dokumentin ose të drejtohen te një oficer i kufirit.
Aktualisht, e-gates pa kontakt janë në përdorim vetëm në East Midlands. Në fazat e ardhshme, sistemi do të shtrihet edhe në aeroportet Birmingham, Bristol, Cardiff, Edinburgh, Gatwick, Glasgow, Heathrow, London City, Luton, Manchester, Newcastle dhe Stansted.
Britania ka më shumë se 290 porta elektronike në 15 aeroporte dhe pika hekurudhore. Sistemi aktual përdoret nga shtetasit britanikë dhe irlandezë, si dhe nga udhëtarët që kanë të drejtë të marrin autorizimin elektronik të udhëtimit (ETA).
Korridori VIII kalon në zbatim - Hoxha: Shqipëria po e kthen vizionin e korridorit në realitet
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, deklaroi në Sofje se Shqipëria ka kaluar nga angazhimi politik në fazën e zbatimit konkret të......
Hyrje e re në Tiranë - ARRSH hap tenderin për projektimin, aksi 17 km do të anashkalojë Kamzën
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderin për studimin dhe projektimin e hyrjes së re veriore të Tiranës, që synon të lidhë autostradat e veriut me Unazën......
Partneritet strategjik me Turqinë - Ministri Nufi, vizitë në Ankara. Pritet nga homologu Yaşar Güler
Thellimi i partneritetit strategjik Shqipëri–Turqi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe orientimi i bashkëpunimit drejt projekteve konkrete në fusha me......
Borxhi drejt 1 trilionë euro - BE-ja rrezikon rritje të huamarrjes, ndërsa audituesit zbulojnë gabime në shpenzime
Borxhi i Bashkimit Europian mund të arrijë në 1 trilion euro deri në vitin 2027, ndërsa audituesit europianë paralajmërojnë për rritje të gabimeve në......
Durrësi rrit banesat turistike/ Uljet e çmimeve jashtë pikut po zgjasin sezonin turistik
Tregu i qirave afatshkurtra në Durrës po zgjerohet me ritme të shpejta, veçanërisht në Plazh, Shkëmbin e Kavajës dhe Golem, zona që po tërheqin gjithnjë e më......
A do të ndryshojnë taksat? - Paketa fiskale, biznesi nis përgatitjen, propozimet nga TVSH te pronat
Ndërsa qeveria ka hartuar një draft të parë të projektbuxhetit dhe paketës fiskale 2027 ku nuk parashikohen ndryshime në taksa për biznese, paralelisht......
A do të shtrenjtohen kreditë? Inflacioni “vë në provë” normat e interesit. Rrezikohet rritja e të dyjave
Banka e Shqipërisë vijon të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit. Që prej korrikut të vitit të kaluar, Banka jonë Qendrore e ka mbajtur normën bazë......
46 apo 100 bashki?/ PS-PD pa konsensus, çfarë parashikojnë draftet e hartës së re territoriale?
Komisioni i posaçëm i reformës administrativo-territoriale nuk ka mundur të sjellë një konsensus midis palëve, duke shkaktuar debate në Kuvend për hartën e......

