46 apo 100 bashki?/ PS-PD pa konsensus, çfarë parashikojnë draftet e hartës së re territoriale?

Komisioni i posaçëm i reformës administrativo-territoriale nuk ka mundur të sjellë një konsensus midis palëve, duke shkaktuar debate në Kuvend për hartën e re. Socialistët kërkojnë uljen e numrit të bashkive nga 61 në 46, ndërsa demokratët kërkojnë zgjerimin e ndarjes në 100 bashki.
Por çfarë parashikon secila nga palët?
Projektligji i socialistëve parashikon bashkimin e 15 bashkive me njësitë fqinje, duke ruajtur 12 qarqet. Fushë-Arrëzi i bashkohet Pukës, Klosi Matit dhe Rrogozhina Kavajës. Dimali dhe Poliçani kalojnë me Beratin, Patosi me Fierin, Divjaka me Lushnjën, Selenica me Vlorën dhe Maliqi me Korçën.
Në jug, Këlcyra bashkohet me Përmetin, Memaliaj me Tepelenën dhe Libohova me Gjirokastrën. Ndërsa Cërriku dhe Belshi i bashkohen Elbasanit, kurse Prrenjasi Librazhdit.
Ndryshimet e propozuara prekin edhe organizimin e brendshëm. “Qyteti” përfshihet si hallkë ndërmjet bashkisë dhe njësive administrative, me një nënkryetar përgjegjës për koordinimin e shërbimeve. Bashkia ruan një kryetar, një këshill, një administratë dhe një buxhet të vetëm. Sipas socialistëve, ky riorganizim synon forcimin e kapaciteteve financiare e administrative dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.
Partia Demokratike, nga ana tjetër, propozon shtimin e 39 bashkive, duke e çuar numrin e tyre në 100 dhe duke ruajtur gjithashtu 12 qarqet. Në projektligjin e depozituar më 25 shtator, demokratët argumentojnë se më shumë bashki do të afronin shërbimet dhe vendimmarrjen me komunitetet.
PD kërkon që ndarja e re të shoqërohet me decentralizim, autonomi financiare, kompetenca të qarta dhe më shumë llogaridhënie. Për qarqet propozon forcimin e rolit në koordinimin e investimeve dhe zhvillimin territorial, me synimin për një përfaqësim më të mirë dhe zhvillim më të balancuar të vendit.
Çfarë e shtrenjtoi tryezën? Peshku dhe perimet rëndojnë buxhetet familjare, frutat më të lira
Ushqimet vijojnë të japin kontributin më të madh në inflacionin në Shqipëri, duke zënë edhe peshën më të lartë në shportën e konsumit të familjeve shqiptare.......
Lufta për naftën - Prodhuesit e Gjirit garojnë për klientët, ndërsa Hormuzi mban çmimet lart
Tregu i naftës në Lindjen e Mesme po hyn në një fazë të re, ku beteja kryesore nuk është më vetëm për furnizimin, por për pjesën e tregut dhe klientët. Me......
Pagat reale, në rënie - Bien në katër ekonomi europiane, Gjermania shënon rritje
Pagat reale pritet të bien në disa prej ekonomive më të mëdha europiane gjatë vitit të ardhshëm, ndërsa Gjermania është e vetmja që parashikohet të shënojë......
Shqipëria “shkëlqen” te energjia/ Raporti i zhvillimit të qëndrueshëm e rendit vendin të 44-in në botë
Shqipëria renditet e 44-ta në botë nga 169 vende, me një rezultat prej 75.4 pikësh, sipas Sustainable Development Report 2026. Raporti vlerëson progresin e......
Inflacioni, nën normën 3%/ Zbret poshtë objektivit të Bankës Qendrore, por transporti shtrenjtohet me 12.4%
Inflacioni në Shqipëri u ngadalësua për të dytin muaj radhazi gjatë shtatorit, duke u rikthyer nën objektivin prej 3% të Bankës së Shqipërisë. Sipas të......
Çfarë parashikon buxheti 2027? - Detajet/3-6 mijë euro për bebet. Mbështetja për pensionistët. A lëvizin pagat?
Buxheti i shtetit për vitin 2027 parashikohet të jetë mbi 1.1 miliardë euro më i lartë se buxheti fillestar që u planifikua për këtë vit, duke kapërcyer......
Turistët nuk ikin me verën! - Popa: Zgjatja e sezonit kërkon kapacitete dhe shërbim më cilësor
Shifrat, vizitorët, por edhe kërkesa e tregut, kanë bërë që në Shqipëri sezoni turistik të mos zgjasë vetëm 3 muaj në verë, por të shkojë përtej. E për këtë,......
IEA “çliron” rezervat - FMN paralajmëron për çmime të larta të energjisë deri në 2027
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) mbështeti përshpejtimin e nxjerrjes së rezervave emergjente të naftës në treg, ndërsa Fondi Monetar Ndërkombëtar......

