Çfarë e shtrenjtoi tryezën? Peshku dhe perimet rëndojnë buxhetet familjare, frutat më të lira

Ushqimet vijojnë të japin kontributin më të madh në inflacionin në Shqipëri, duke zënë edhe peshën më të lartë në shportën e konsumit të familjeve shqiptare. Gjatë shtatorit 2026, grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike”, që përfaqëson 34.1% të shportës, kontribuoi me 0.96 pikë përqindje në inflacionin vjetor, ndërsa çmimet e këtij grupi u rritën mesatarisht me 2.8%. Por cilat produkte ushqimore janë shtrenjtuar më shumë?
Sipas të dhënave të INSTAT, rritja më e fortë u regjistrua te peshku dhe produktet e tjera të detit, çmimet e të cilave u rritën me 9.6% krahasuar me shtatorin e vitit 2025. Kjo është norma më e lartë e shtrenjtimit mes kategorive kryesore ushqimore.
Pas peshkut renditen perimet, zhardhokët dhe bishtajoret, me një rritje vjetore prej 7.9%. Shtrenjtimi i kësaj kategorie është veçanërisht i rëndësishëm, pasi përfshin produkte që konsumohen rregullisht nga familjet shqiptare.
Rritje të ndjeshme shënuan edhe çmimet e mishit. Konkretisht, mishi i freskët, i ftohur ose i ngrirë u shtrenjtua me 4.4%, ndërsa kategoria më e gjerë e mishit dhe produkteve përkatëse regjistroi një rritje prej 3.7%.
Vajrat dhe yndyrnat u shtrenjtuan me 4%, ndërsa qumështi, produktet e tjera të bulmetit dhe vezët me 2%. Ndërkohë, çmimet e sheqerit, ëmbëlsirave dhe produkteve të pastiçerisë u rritën me 2.3%, ndërsa drithërat dhe produktet me bazë drithërash me vetëm 0.6%.
Në kahun e kundërt, frutat e freskëta dhe të thata ishin e vetmja kategori kryesore ushqimore që regjistroi ulje të çmimeve, me 4.3% krahasuar me një vit më parë.
Lufta për naftën - Prodhuesit e Gjirit garojnë për klientët, ndërsa Hormuzi mban çmimet lart
Tregu i naftës në Lindjen e Mesme po hyn në një fazë të re, ku beteja kryesore nuk është më vetëm për furnizimin, por për pjesën e tregut dhe klientët. Me......
Pagat reale, në rënie - Bien në katër ekonomi europiane, Gjermania shënon rritje
Pagat reale pritet të bien në disa prej ekonomive më të mëdha europiane gjatë vitit të ardhshëm, ndërsa Gjermania është e vetmja që parashikohet të shënojë......
Shqipëria “shkëlqen” te energjia/ Raporti i zhvillimit të qëndrueshëm e rendit vendin të 44-in në botë
Shqipëria renditet e 44-ta në botë nga 169 vende, me një rezultat prej 75.4 pikësh, sipas Sustainable Development Report 2026. Raporti vlerëson progresin e......
Inflacioni, nën normën 3%/ Zbret poshtë objektivit të Bankës Qendrore, por transporti shtrenjtohet me 12.4%
Inflacioni në Shqipëri u ngadalësua për të dytin muaj radhazi gjatë shtatorit, duke u rikthyer nën objektivin prej 3% të Bankës së Shqipërisë. Sipas të......
Çfarë parashikon buxheti 2027? - Detajet/3-6 mijë euro për bebet. Mbështetja për pensionistët. A lëvizin pagat?
Buxheti i shtetit për vitin 2027 parashikohet të jetë mbi 1.1 miliardë euro më i lartë se buxheti fillestar që u planifikua për këtë vit, duke kapërcyer......
Turistët nuk ikin me verën! - Popa: Zgjatja e sezonit kërkon kapacitete dhe shërbim më cilësor
Shifrat, vizitorët, por edhe kërkesa e tregut, kanë bërë që në Shqipëri sezoni turistik të mos zgjasë vetëm 3 muaj në verë, por të shkojë përtej. E për këtë,......
IEA “çliron” rezervat - FMN paralajmëron për çmime të larta të energjisë deri në 2027
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) mbështeti përshpejtimin e nxjerrjes së rezervave emergjente të naftës në treg, ndërsa Fondi Monetar Ndërkombëtar......
Rritet çmimi i karburanteve - Bordi i Transparencës: Nafta do të shitet me 217 lekë/litër, benzina me 193 lekë/litër
Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja për shitjen me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës dhe gazit. Në mbledhjen e zhvilluar këtë të......

