Turistët nuk ikin me verën! - Popa: Zgjatja e sezonit kërkon kapacitete dhe shërbim më cilësor

Shifrat, vizitorët, por edhe kërkesa e tregut, kanë bërë që në Shqipëri sezoni turistik të mos zgjasë vetëm 3 muaj në verë, por të shkojë përtej. E për këtë, Shqipëria dhe strukturat e sektorit duhet të përgatiten për të përballuar fluksin, por edhe për të rritur standardet. Por, çfarë duhet të përmirësojmë?
“Unë mendoj që kemi pasur tregues të mirë. Do të thoja për shembull nëse i referohemi dy lajmeve më të mira të fundit, forumi ekonomik botëror, në lidhje me turizmin dhe udhëtimin, në bazë të indikatorëve që ata vendosin, Shqipëria është në vendin e parë për shkak të përmirësimit të disa treguesve që kemi pasur në infrastrukturë, aeroport, në rrugët edhe në portet tona e cila ka sjellë një kërkesë më të lartë të vizitorëve për të ardhur në Shqipëri. Pra, Shqipëria si një vend individual është rritur gati me 7% në këtë tregues.”
Por, përtej numrit të vizitorëve, sfida tashmë është se si ky fluks të shoqërohet me një produkt turistik më cilësor dhe konkurrues. Ekspertja Popa vë në dukje disa prej problematikave që kërkojnë ndërhyrje, nga menaxhimi i mbetjeve dhe cilësia e shërbimit, tek mënyra se si Shqipëria promovohet në tregjet ndërkombëtare.
“Gjithashtu aeroporti i Tiranës është në listën e çmimeve, në 6 aeroportet më të mira në botë u rritën në 2026, që është një tregues edhe ky shumë i mirë për shkak të çfarë ne po investojmë. Kjo nuk do të thotë që ne të kënaqemi, sepse kemi patjetër një rrugëtim të gjatë në këtë fushë, sepse na duhet të punojmë shumë me mbetjet, do të thoja unë, që është një nga treguesit ku dhe klientët e thonë shpesh në destinacione të ndryshme, cilësia e shërbimit, që nuk duhet ta harrojmë, për shkak se ne kemi një mikpritje të veçantë dhe ne duhet ta ruajmë fort për të përmirësuar shërbimin akoma dhe më mirë. Duhet të punojmë shumë edhe në një marketing të mirë, i cili të na sjellë... ose le të themi ta promovojë vendin si një destinacion që është i konkurrueshëm dhe jo një destinacion vetëm i lirë, do të thoja. Jo në loë-cost, por një destinacion që të jetë i përshtatshëm për çfarë ne ofrojmë. Dhe duhet të punojmë fort që të kemi një produkt autentik shqiptar për të ruajtur të gjitha burimet natyrore, kulturore, po edhe vetë burimet njerëzore që kemi në Shqipëri.”
Zgjatja e sezonit turistik kërkon kështu më shumë se rritje të numrit të vizitorëve. Sfida është që Shqipëria të ofrojë standarde më të larta, shërbim cilësor dhe një produkt autentik, duke e kthyer turizmin në një aktivitet që gjeneron kërkesë edhe përtej muajve të verës.
IEA “çliron” rezervat - FMN paralajmëron për çmime të larta të energjisë deri në 2027
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) mbështeti përshpejtimin e nxjerrjes së rezervave emergjente të naftës në treg, ndërsa Fondi Monetar Ndërkombëtar......
Rritet çmimi i karburanteve - Bordi i Transparencës: Nafta do të shitet me 217 lekë/litër, benzina me 193 lekë/litër
Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja për shitjen me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës dhe gazit. Në mbledhjen e zhvilluar këtë të......
Bursat e kriptove, 150 mijë euro - Operatorët në 3 kategori, kërkesat nga 50 mijë euro
Tregu i kriptoaseteve në Shqipëri pritet të funksionojë me rregulla të reja kapitali dhe sigurie. Projektligji “Për tregjet e kriptoaseteve” ndan ofruesit e......
Banka e sigurime nën një “lupë” - Ligj i ri për grupet financiare, BSH e AMF bashkojnë mbikëqyrjen
Banka e Shqipërisë dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare pritet të bashkojnë mbikëqyrjen për grupet financiare që kanë aktivitet në disa sektorë......
Subvencion faturat e energjisë - Qeveria e Kosovës miraton 15 milionë euro për konsumatorët e cenueshëm
Qeveria e Kosovës ka miratuar Programin për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike për vitet 2026–2027, përmes të cilit planifikohet të......
Korridor i ri gazi në Ballkan - Greqia, RMV dhe Serbia zgjerojnë “Vertical Gas Corridor”
Harta e furnizimit me gaz në Ballkan po zgjerohet me një aks të ri jug-veri. Serbia dhe Maqedonia e Veriut janë përfshirë zyrtarisht, përmes operatorëve të......
Greqia jep 10 mijë euro - Aplikimet hapen më 14 tetor për ata që rikthehen
Greqia po përdor stimuj të drejtpërdrejtë financiarë për të rikthyer banorët në zonat që po humbin popullsi. Ministria greke e Kohezionit Social dhe Familjes......
BE legalizon “return hubs” - Modeli Itali–Shqipëri hyn në një epokë të re
Bashkimi Europian i hap rrugën një modeli të ri për menaxhimin e emigracionit të parregullt. Këshilli i BE-së ka dhënë miratimin përfundimtar për rregullat e......

