Kosova Postuar më 8 October 2026, 10:10

Subvencion faturat e energjisë - Qeveria e Kosovës miraton 15 milionë euro për konsumatorët e cenueshëm

Nga Edel Strazimiri

Subvencion faturat e energjisë - Qeveria e Kosovës miraton 15

Qeveria e Kosovës ka miratuar Programin për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike për vitet 2026–2027, përmes të cilit planifikohet të ndahen rreth 15 milionë euro për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike.

Programi synon të ofrojë mbështetje financiare për familjet në nevojë që janë pjesë e sistemit të mbrojtjes sociale, duke synuar lehtësimin e shpenzimeve për energjinë elektrike dhe sigurimin e qasjes së barabartë në këtë shërbim esencial.

Sipas Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, në ditët në vijim pritet të nënshkruhet vendimi për përcaktimin e kushteve dhe kritereve që duhet të plotësojnë qytetarët për të përfituar nga kjo skemë.

Pas miratimit të vendimit pritet të hapet edhe thirrja për aplikim, ndërsa përfituesit do të përcaktohen në bazë të kritereve të përcaktuara nga institucionet përgjegjëse. Mbështetja do të realizohet përmes subvencionimit të faturave të energjisë elektrike për konsumatorët e cenueshëm, me qëllim që familjet me të ardhura të ulëta të kenë mundësi më të madhe për të përballuar kostot e energjisë.

Programi është pjesë edhe e detyrimeve të Kosovës në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe zbatimit të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili parashikon krijimin e mekanizmave për identifikimin dhe mbështetjen e konsumatorëve të cenueshëm.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat