Rehabilitohen 2 akse në Korçë - Ndërhyrje në Libonik–Rëmbec–Plasë e Korçë–Ersekë

Në aksin Libonik–Rëmbec–Plasë parashikohet ndërhyrje në rreth 11.3 kilometra, nga zona pranë Drithasit, në drejtim të Rëmbecit dhe deri në Plasë. Rruga kalon në një zonë me aktivitet të lartë bujqësor dhe shërben edhe si lidhje alternative mes akseve kombëtare Korçë–Pogradec dhe Korçë–Bilisht.
Ndërhyrja e dytë është në rrugën e vjetër Korçë–Ersekë, në segmentin Selenicë–Ersekë, me gjatësi rreth 5.2 kilometra. Ky aks përshkon zona me aktivitet bujqësor dhe blegtoral dhe shërben si një rrugë alternative mes Korçës dhe Ersekës.
Në të dy segmentet, shtresat e asfaltit rezultojnë të dëmtuara, me gropëzime, çedime dhe rrjetëzime. Projekti parashikon rregullimin të asfaltit të konsumuar, ndërhyrje në shtresat e dëmtuara, riparime në nënshtresa aty ku është e nevojshme, si edhe plotësim të sinjalistikës horizontale dhe vertikale. Në disa pika do të vijëzohen edhe kalime për këmbësorë dhe nxënës pranë shkollave.
Punimet parashikohet të përfundojnë brenda 6 muajve nga nisja e kontratës.
Paketa e Maleve, qeveria zgjeron numrin e zonave me zhvillim parësor në Bashkinë e Matit
Listës së zonave me përparësi zhvillimi si pjesë e Paketës së Maleve në Bashkinë e Matit i janë shtuar edhe 20 njësi të reja kadastrale. Në to përfshihen......
VKM, krijohet “Operatori i Shoqërive Shtetërore”, likujdon shoqëritë tregtare me kapital shtetëror
Ndër vendimet e miratuara në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është edhe krijimi shoqërisë tregtare shtetërore “Operatori i Shoqërive Shtetërore”......
Koman–Pukë–Fushë Arrëz, ARRSH projekton rehabilitimin së shpejti të aksit 55 km
Një aks i rëndësishëm rrugor në veri hyn në fazën e projektimit. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur procedurën për Kryqëzimi Koman–Pukë–Fushë Arrëz, një......
Nis “Rruga e Maleve”, Koplik-Theth, hapet gara për projektimin e aksit 65 kilometra
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderin për projektimin e aksit Koplik–Razëm–Bogë–Theth, një rrugë rreth 65 kilometra e gjatë që lidh Koplikun me disa......
Grantet e BE, 118 mln euro investime, Karakaçi: Financime në ujësjellësat e Durrësit e Tiranës
118 milionë euro do të investohen për rehabilitimin e ujësjellës-kanalizimeve dhe trajtimin e ujërave të ndotura në Durrës. Projekti do të mbështetet me 80......
Financim për bypass-in e Elbasanit, ministri Karakaçi: Buxhet i dedikuar në vitin 2027
Punimet për dy fazat e para të Bypass-it të Elbasanit kanë hyrë në zbatim, ndërsa qeveria paralajmëron vijimin e financimit të fazave të tjera edhe gjatë......
Politika monetare, Sejko: Prania e rreziqeve forcon premisat e një reagimi në kahun shtrëngues
Edhe pse Këshilli Mbikqyrës nuk e ndryshoiu normën bazë të interesit, guvernatori Gent Sejko nuk e përjashtoi mundësinë që kjo të ndodhë së shpejti. Sipas tij......
Bizneset kërkojnë 21 mld lekë - Ibrahimaj: Mbi 1 mijë kërkesa, 35 kredi të miratuara deri tani
Mbi 1 mijë kërkesa janë paraqitur nga bizneset që prej lançimit të programit “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde” në korrik, ndërsa deri tani 35 biznese kanë marrë......

