“Alarme” për 10 diga - Projektohen skenarët e katastrofës

Çfarë ndodh nëse një digë pëson dëmtim serioz, tejmbushet apo, në skenarin më ekstrem, dështon?
Për 10 diga të rezervuarëve ujitës në Shqipëri, shteti kërkon të ketë për herë të parë një përgjigje të detajuar, të mbështetur në matje, sensorë dhe simulime kompjuterike.
Projekti përfshin 7 rezervuarë: Shtodër, Bllacë, Murriz-Thanë, Kurjan, Belesovë, Gjanç dhe Dofti përkatësisht në Shkodër, Bulqizë, Kuccovë Roskovec, Berat, Ersekë dhe Libohovë. Së bashku ato kanë një kapacitet të projektuar prej rreth 149 milionë metra kub ujë dhe një sipërfaqe ujore rreth 1,640 hektarë. Disa prej rezervuarëve kanë nga dy diga, duke e çuar në dhjetë numrin total të digave që do të studiohen.
Por projekti shkon shumë më tej sesa një kontroll teknik periodik.
Digat parashikohet të pajisen me sisteme që matin në kohë reale lëvizjet dhe deformimet e strukturës, aktivitetin sizmik, filtrimin e ujit dhe presionin brenda trupit të digës. Dokumenti parashikon gjithashtu kamera fikse 4K, kamera me zoom, kamera termike për të identifikuar infiltrime dhe madje kamera nënujore për inspektimin e zonave pranë bazamentit të digave.
Një pjesë e kamerave parashikohet të përdorë edhe analizë automatike të imazhit, ndërsa të gjitha të dhënat do të mblidhen në një platformë qendrore SCADA/IoT, e aksesueshme në kompjuter dhe celular. Sistemi duhet të gjenerojë alarm automatik kur sensorët kapin vlera jashtë pragjeve të sigurisë. Njoftimet mund të shpërndahen përmes SMS-ve, email-it, njoftimeve në telefon dhe sirenave lokale.
Për secilën digë do të bëhen simulime të skenarëve të dështimit. Një prej tyre parashikon prishjen e menjëhershme të digës pa paralajmërim. Një tjetër simulon tejmbushjen gjatë një ngjarjeje ekstreme, ndërsa skenari i tretë kombinon përmbytjen me destabilizimin strukturor të digës.
Nga këto simulime do të krijohen harta që tregojnë deri ku arrin përmbytja, sa e thellë bëhet uji, me çfarë shpejtësie lëviz dhe sa kohë i duhet valës për të mbërritur në zona të ndryshme. Në hartë do të vendosen edhe banorët, rrugët, infrastruktura dhe asetet ekonomike të ekspozuara. Studimi do të marrë në konsideratë edhe skenarë hidrologjikë shumë ekstremë, me periudha kthimi 100, 500 dhe 1,000-vjeçare.
Mbi këto harta do të ndërtohen më pas planet e evakuimit. Projekti duhet të përcaktojë cilat zona largohen të parat, cilat rrugë përdoren, ku janë pikat e grumbullimit dhe qendrat e strehimit. Parashikohen edhe masa specifike për të moshuarit, fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuara, si dhe koordinimi me bashkitë, policinë, ushtrinë dhe shërbimet e shpëtimit.
9 mln euro për Levan–Seman - Rrjet i ri dhe furnizim drejt zonave bregdetare në Fier
Rreth 9 milionë euro do të investohen për ndërtimin e ujësjellësit Levan–Seman në Fier. Projekti i Ujësjellës Kanalizime Fier synon të rrisë kapacitetin e......
Rehabilitohen 2 akse në Korçë - Ndërhyrje në Libonik–Rëmbec–Plasë e Korçë–Ersekë
Në aksin Libonik–Rëmbec–Plasë parashikohet ndërhyrje në rreth 11.3 kilometra, nga zona pranë Drithasit, në drejtim të Rëmbecit dhe deri në Plasë. Rruga kalon......
Paketa e Maleve, qeveria zgjeron numrin e zonave me zhvillim parësor në Bashkinë e Matit
Listës së zonave me përparësi zhvillimi si pjesë e Paketës së Maleve në Bashkinë e Matit i janë shtuar edhe 20 njësi të reja kadastrale. Në to përfshihen......
VKM, krijohet “Operatori i Shoqërive Shtetërore”, likujdon shoqëritë tregtare me kapital shtetëror
Ndër vendimet e miratuara në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është edhe krijimi shoqërisë tregtare shtetërore “Operatori i Shoqërive Shtetërore”......
Koman–Pukë–Fushë Arrëz, ARRSH projekton rehabilitimin së shpejti të aksit 55 km
Një aks i rëndësishëm rrugor në veri hyn në fazën e projektimit. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur procedurën për Kryqëzimi Koman–Pukë–Fushë Arrëz, një......
Nis “Rruga e Maleve”, Koplik-Theth, hapet gara për projektimin e aksit 65 kilometra
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderin për projektimin e aksit Koplik–Razëm–Bogë–Theth, një rrugë rreth 65 kilometra e gjatë që lidh Koplikun me disa......
Grantet e BE, 118 mln euro investime, Karakaçi: Financime në ujësjellësat e Durrësit e Tiranës
118 milionë euro do të investohen për rehabilitimin e ujësjellës-kanalizimeve dhe trajtimin e ujërave të ndotura në Durrës. Projekti do të mbështetet me 80......
Financim për bypass-in e Elbasanit, ministri Karakaçi: Buxhet i dedikuar në vitin 2027
Punimet për dy fazat e para të Bypass-it të Elbasanit kanë hyrë në zbatim, ndërsa qeveria paralajmëron vijimin e financimit të fazave të tjera edhe gjatë......

