Shqipëria Postuar më 8 October 2026, 09:57

9 mln euro për Levan–Seman - Rrjet i ri dhe furnizim drejt zonave bregdetare në Fier 

Nga SCAN TV

9 mln euro për Levan–Seman - Rrjet i ri dhe furnizim drejt zonave

Rreth 9 milionë euro do të investohen për ndërtimin e ujësjellësit Levan–Seman në Fier. Projekti i Ujësjellës Kanalizime Fier synon të rrisë kapacitetin e furnizimit me ujë nga baseni ujëmbajtës i Kafarajt dhe ta shtrijë rrjetin drejt zonave perëndimore dhe bregdetare të bashkisë. 

Një nga ndërhyrjet kryesore është hapja e puseve të rinj pranë puseve të vjetër të viteve ’90. Studimi evidenton se disa prej tyre kanë pasur prurje deri në 100 litra në sekondë, ndërsa parashikohet edhe një pus i ri me thellësi rreth 54 metra.

Uji do të transportohet përmes një rrjeti të ri me tubacione të mëdha krahas linjave më të vogla të shpërndarjes.

Projekti përfshin gjithashtu stacione pompimi, infrastrukturë të re elektrike, furnizim rezervë me energji dhe sistem SCADA për monitorimin elektronik të rrjetit.

Studimi përmend zgjerimin e furnizimit edhe drejt zonave rurale 10–15 kilometra larg Kafarajt, përfshirë Poro dhe Boçovë, si edhe zonat më pranë bregdetit.     

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat