Porti Durrës, kamionët online - Orari i hyrjes dhe përpunimit do të menaxhohet elektronikisht

Radhët e kamionëve që hyjnë në Portin e Durrësit pritet të kalojnë në një sistem të ri digjital menaxhimi.
Autoriteti Portual ka parashikuar një modul të posaçëm për organizimin e fluksit të mjeteve, ku agjencitë do të mund të njoftojnë paraprakisht mbërritjen e kamionëve, ndërsa terminalet do të bëjnë regjistrimin, konfirmimin dhe, kur është e nevojshme, riplanifikimin e shërbimit.
Sistemi do të lidhet me platformën operative të terminaleve dhe me sistemin hyrje-dalje të portit. Kjo do të thotë se ora e planifikuar e mbërritjes së një kamioni do të kalojë elektronikisht nga sistemi i komunitetit portual te hyrjet e portit, pasi kërkesa të jetë shqyrtuar nga përgjegjësit e terminalit.
Objektivi është që menaxhimi i kamionëve të mos mbështetet më vetëm në komunikime të shpërndara dhe procese manuale, por në një rrjedhë të dokumentuar dhe të centralizuar informacioni.
Moduli i ri është pjesë e një projekti më të gjerë për zgjerimin e Port Community System, ku përfshihen edhe faturimi automatik, nënshkrimi elektronik, integrimi me sistemin financiar dhe fiskalizimin, si dhe raportimi në kohë reale.
Zbatimi i projektit parashikohet të zgjasë 11 muaj. Në praktikë, synimi është që hyrja e një kamioni në port të jetë e planifikuar, e regjistruar dhe e lidhur drejtpërdrejt me terminalin ku ai do të përpunohet. Kjo mund të krijojë një menaxhim më të parashikueshëm të fluksit të mjeteve dhe të reduktojë ngarkesën e proceseve manuale në hyrje të Portit të Durrësit. Në pjesën operative, projekti parashikon edhe një sistem më të avancuar për menaxhimin e terminalit të ngarkesave të përgjithshme. Ai duhet të mbulojë porositë, manifestet elektronike, ngarkim-shkarkimin, inventarin, magazinat, mallrat e rrezikshme dhe shërbimet shtesë ndaj ngarkesave. Modulet e reja financohen nga Bashkimi Europian nëpërmjet programit Interreg IPA South Adriatic, ndërsa projekti lidhet me iniciativën strategjike SA-Connectivity, që synon rritjen e ndërlidhjes multimodale në Adriatikun Jugor.
“Alarme” për 10 diga - Projektohen skenarët e katastrofës
Çfarë ndodh nëse një digë pëson dëmtim serioz, tejmbushet apo, në skenarin më ekstrem, dështon? Për 10 diga të rezervuarëve ujitës në Shqipëri, shteti kërkon......
9 mln euro për Levan–Seman - Rrjet i ri dhe furnizim drejt zonave bregdetare në Fier
Rreth 9 milionë euro do të investohen për ndërtimin e ujësjellësit Levan–Seman në Fier. Projekti i Ujësjellës Kanalizime Fier synon të rrisë kapacitetin e......
Rehabilitohen 2 akse në Korçë - Ndërhyrje në Libonik–Rëmbec–Plasë e Korçë–Ersekë
Në aksin Libonik–Rëmbec–Plasë parashikohet ndërhyrje në rreth 11.3 kilometra, nga zona pranë Drithasit, në drejtim të Rëmbecit dhe deri në Plasë. Rruga kalon......
Paketa e Maleve, qeveria zgjeron numrin e zonave me zhvillim parësor në Bashkinë e Matit
Listës së zonave me përparësi zhvillimi si pjesë e Paketës së Maleve në Bashkinë e Matit i janë shtuar edhe 20 njësi të reja kadastrale. Në to përfshihen......
VKM, krijohet “Operatori i Shoqërive Shtetërore”, likujdon shoqëritë tregtare me kapital shtetëror
Ndër vendimet e miratuara në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është edhe krijimi shoqërisë tregtare shtetërore “Operatori i Shoqërive Shtetërore”......
Koman–Pukë–Fushë Arrëz, ARRSH projekton rehabilitimin së shpejti të aksit 55 km
Një aks i rëndësishëm rrugor në veri hyn në fazën e projektimit. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur procedurën për Kryqëzimi Koman–Pukë–Fushë Arrëz, një......
Nis “Rruga e Maleve”, Koplik-Theth, hapet gara për projektimin e aksit 65 kilometra
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderin për projektimin e aksit Koplik–Razëm–Bogë–Theth, një rrugë rreth 65 kilometra e gjatë që lidh Koplikun me disa......
Grantet e BE, 118 mln euro investime, Karakaçi: Financime në ujësjellësat e Durrësit e Tiranës
118 milionë euro do të investohen për rehabilitimin e ujësjellës-kanalizimeve dhe trajtimin e ujërave të ndotura në Durrës. Projekti do të mbështetet me 80......

