Banka e sigurime nën një “lupë” - Ligj i ri për grupet financiare, BSH e AMF bashkojnë mbikëqyrjen

Banka e Shqipërisë dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare pritet të bashkojnë mbikëqyrjen për grupet financiare që kanë aktivitet në disa sektorë njëkohësisht.
Projektligji i ri synon të mbyllë një boshllëk të sistemit aktual, ku bankat mbikëqyren veçmas nga Banka e Shqipërisë, ndërsa sigurimet, fondet dhe tregjet e kapitalit nga AMF. Kur këto kompani janë pjesë e të njëjtit grup, ligji kërkon që të shihet edhe rreziku i përbashkët i të gjithë konglomeratit.
Një nga objektivat kryesorë është të parandalohet i ashtuquajturi “përdorim i dyfishtë i kapitalit”, kur i njëjti kapital llogaritet në disa kompani të të njëjtit grup. Po ashtu do të monitorohen transaksionet e brendshme dhe ekspozimet e mëdha, për të shmangur që problemet e një kompanie të kalojnë te një bankë, sigurues apo kompani investimi e lidhur me të.
Mbikëqyrja do të ketë edhe një koordinator të vetëm. Në varësi të sektorit dominues, këtë rol mund ta marrë Banka e Shqipërisë ose AMF, ndërsa në rast mosdakordësie, kur në grup ka bankë, roli i koordinatorit i kalon Bankës së Shqipërisë.
Projektligji vendos edhe pragje për të përcaktuar se cilat grupe do të konsiderohen konglomerate financiare. Deri në anëtarësimin e Shqipërisë në BE, sektori më i vogël i grupit duhet të ketë aktive mbi 100 milionë euro, një prag i përshtatur me madhësinë e tregut shqiptar.
Qëllimi përfundimtar është që rreziqet të kapen më herët dhe që vështirësitë e një kompanie të mos prodhojnë efekt domino në të gjithë grupin financiar. Projektligji përafron plotësisht kuadrin shqiptar me rregullat europiane për konglomeratet financiare.
Subvencion faturat e energjisë - Qeveria e Kosovës miraton 15 milionë euro për konsumatorët e cenueshëm
Qeveria e Kosovës ka miratuar Programin për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike për vitet 2026–2027, përmes të cilit planifikohet të......
Korridor i ri gazi në Ballkan - Greqia, RMV dhe Serbia zgjerojnë “Vertical Gas Corridor”
Harta e furnizimit me gaz në Ballkan po zgjerohet me një aks të ri jug-veri. Serbia dhe Maqedonia e Veriut janë përfshirë zyrtarisht, përmes operatorëve të......
Greqia jep 10 mijë euro - Aplikimet hapen më 14 tetor për ata që rikthehen
Greqia po përdor stimuj të drejtpërdrejtë financiarë për të rikthyer banorët në zonat që po humbin popullsi. Ministria greke e Kohezionit Social dhe Familjes......
BE legalizon “return hubs” - Modeli Itali–Shqipëri hyn në një epokë të re
Bashkimi Europian i hap rrugën një modeli të ri për menaxhimin e emigracionit të parregullt. Këshilli i BE-së ka dhënë miratimin përfundimtar për rregullat e......
Porti Durrës, kamionët online - Orari i hyrjes dhe përpunimit do të menaxhohet elektronikisht
Radhët e kamionëve që hyjnë në Portin e Durrësit pritet të kalojnë në një sistem të ri digjital menaxhimi. Autoriteti Portual ka parashikuar një modul të......
“Alarme” për 10 diga - Projektohen skenarët e katastrofës
Çfarë ndodh nëse një digë pëson dëmtim serioz, tejmbushet apo, në skenarin më ekstrem, dështon? Për 10 diga të rezervuarëve ujitës në Shqipëri, shteti kërkon......
9 mln euro për Levan–Seman - Rrjet i ri dhe furnizim drejt zonave bregdetare në Fier
Rreth 9 milionë euro do të investohen për ndërtimin e ujësjellësit Levan–Seman në Fier. Projekti i Ujësjellës Kanalizime Fier synon të rrisë kapacitetin e......
Rehabilitohen 2 akse në Korçë - Ndërhyrje në Libonik–Rëmbec–Plasë e Korçë–Ersekë
Në aksin Libonik–Rëmbec–Plasë parashikohet ndërhyrje në rreth 11.3 kilometra, nga zona pranë Drithasit, në drejtim të Rëmbecit dhe deri në Plasë. Rruga kalon......

