Shqipëria “shkëlqen” te energjia/ Raporti i zhvillimit të qëndrueshëm e rendit vendin të 44-in në botë

Shqipëria renditet e 44-ta në botë nga 169 vende, me një rezultat prej 75.4 pikësh, sipas Sustainable Development Report 2026. Raporti vlerëson progresin e vendeve në 17 Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Agjendës 2030.
Objektivi ,“Pa varfëri”, rezulton i arritur, ndërsa për energjinë e pastër dhe të përballueshme (SDG 7) Shqipëria paraqitet gjithashtu në kategorinë e objektivave të arritura. Në të njëjtën kohë, disa objektiva shfaqin ende sfida të rëndësishme, ndërsa të tjerë janë në proces përmirësimi. Edhe edukimi me kualitet shfaqet si një objektiv I arritur.
Në veçanti, arsimi, shëndetësia, barazia gjinore, uji dhe kanalizimet, inovacioni dhe infrastruktura, si dhe veprimi ndaj klimës paraqiten me tendencë përmirësimi, por pa u konsideruar ende objektiva të përmbushura. Ndërkohë, puna e denjë dhe rritja ekonomike, konsumi dhe prodhimi i përgjegjshëm, jeta nën ujë, jeta në tokë, paqja dhe institucionet, si edhe partneritetet, shfaqin sinjale ngecjeje në raport.
Një tregues tjetër i rëndësishëm është Spillover Score, ku Shqipëria merr 89.5 pikë. Ky tregues lidhet me ndikimin që një vend ka përtej kufijve të tij përmes tregtisë, ekonomisë dhe faktorëve të tjerë që ndikojnë në zhvillimin e qëndrueshëm global.
Për Shqipërinë, vlerësimi i vitit 2026 e vendos vendin në një pozicion relativisht të fortë në rajon, por njëkohësisht tregon se arritja e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm nuk është e njëtrajtshme. Edhe OKB-ja në Shqipëri, në rishikimin kombëtar të vitit 2026, thekson se vendi ka bërë progres në uljen e varfërisë, energjinë e rinovueshme, infrastrukturën, transformimin digjital dhe modernizimin institucional, por mbeten sfida në pabarazitë sociale, ndryshimet demografike, migracionin, aftësitë profesionale dhe klimën.Me 75.4 pikë, Shqipëria renditet mes vendeve me performancë relativisht të mirë, por ka ende objektiva ku progresi duhet të përshpejtohet deri në vitin 2030.

Inflacioni, nën normën 3%/ Zbret poshtë objektivit të Bankës Qendrore, por transporti shtrenjtohet me 12.4%
Inflacioni në Shqipëri u ngadalësua për të dytin muaj radhazi gjatë shtatorit, duke u rikthyer nën objektivin prej 3% të Bankës së Shqipërisë. Sipas të......
Çfarë parashikon buxheti 2027? - Detajet/3-6 mijë euro për bebet. Mbështetja për pensionistët. A lëvizin pagat?
Buxheti i shtetit për vitin 2027 parashikohet të jetë mbi 1.1 miliardë euro më i lartë se buxheti fillestar që u planifikua për këtë vit, duke kapërcyer......
Turistët nuk ikin me verën! - Popa: Zgjatja e sezonit kërkon kapacitete dhe shërbim më cilësor
Shifrat, vizitorët, por edhe kërkesa e tregut, kanë bërë që në Shqipëri sezoni turistik të mos zgjasë vetëm 3 muaj në verë, por të shkojë përtej. E për këtë,......
IEA “çliron” rezervat - FMN paralajmëron për çmime të larta të energjisë deri në 2027
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) mbështeti përshpejtimin e nxjerrjes së rezervave emergjente të naftës në treg, ndërsa Fondi Monetar Ndërkombëtar......
Rritet çmimi i karburanteve - Bordi i Transparencës: Nafta do të shitet me 217 lekë/litër, benzina me 193 lekë/litër
Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja për shitjen me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës dhe gazit. Në mbledhjen e zhvilluar këtë të......
Bursat e kriptove, 150 mijë euro - Operatorët në 3 kategori, kërkesat nga 50 mijë euro
Tregu i kriptoaseteve në Shqipëri pritet të funksionojë me rregulla të reja kapitali dhe sigurie. Projektligji “Për tregjet e kriptoaseteve” ndan ofruesit e......
Banka e sigurime nën një “lupë” - Ligj i ri për grupet financiare, BSH e AMF bashkojnë mbikëqyrjen
Banka e Shqipërisë dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare pritet të bashkojnë mbikëqyrjen për grupet financiare që kanë aktivitet në disa sektorë......
Subvencion faturat e energjisë - Qeveria e Kosovës miraton 15 milionë euro për konsumatorët e cenueshëm
Qeveria e Kosovës ka miratuar Programin për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike për vitet 2026–2027, përmes të cilit planifikohet të......

