A do të ndryshojnë taksat? - Paketa fiskale, biznesi nis përgatitjen, propozimet nga TVSH te pronat

Ndërsa qeveria ka hartuar një draft të parë të projektbuxhetit dhe paketës fiskale 2027 ku nuk parashikohen ndryshime në taksa për biznese, paralelisht sipërmarrjet kanë nisur hartimin e kërkesave të tyre.
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë, si shoqata më e madhe e biznesit në vend, kërkon që komuniteti i sipërmarrjeve të përfshihet në mënyrë të drejtpërdrejtë në konsultimet për masat dhe ndryshimet që do të përcaktojnë paketën e re.
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë thekson se biznesi ka nevojë për siguri dhe parashikueshmëri pasi ndryshimet në taksa dhe detyrime ndikojnë drejtpërdrejt në mënyrën se si një biznes planifikon investimet, punësimin dhe aktivitetin e tij.
Ndërsa argumenton se dialogu me biznesin është pjesë e rrugës drejt standardeve europiane dhe transparenca e dëgjimi i grupeve të interesit kanë një rol të rëndësishëm.
Për këtë arsye Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, i propozon Ministrisë së Financave që draftet e Paketës Fiskale 2027 të bëhen publike përpara se të dërgohen në Kuvend; të zhvillohen takime me dhomat e tregtisë dhe shoqatat e biznesit për të diskutuar ndryshimet e propozuara dhe që propozimet e biznesit të shqyrtohen dhe të bëhet e qartë se cilat prej tyre janë marrë parasysh dhe cilat jo.
Kërkesat paraprake të bizneseve janë të shtrira pothuajse në të gjithë sektorët e ekonomisë. Ndë rmë kryesoret janë ato që lidhen me rishikimin e TVSH për industrinë agroushqimore, ku propozimi është që TVSH për produktet e shportës të jetë jo më shumë se 5-7%. Po ashtu propozohet të bëhet zero TVSH për fertilizantët, të përjashtohet nga TVSH importi i makinerive që përdoren për industrinë prodhuese. Bizneset propozojnë gjithashtu përjashtimin nga tarifat doganore për lëndët e para që shërbejnë në industrinë agroushqimore si dhe rimbursimin e akcizës për gazën dhe lëndët djegëse. Sugjerohet ndryshim i skemës së mbështetjes në bujqësi, ku për çdo litër qumësht kërkohet të ketë subvencion të drejtpërdrejtë për fermerin, ndërsa nënvizohet se pragu i TVSH 10 milionë lekë, bën që shumica e produkteve të shiten pa TVSH. Nga ana tjetër bizneset kërkojnë mbështetje fiskale dhe financiare në përmbushje të standardeve të BE.
Sa i takon tregut të pasurive të paluajtshme, pavarësisht periudhës kur po aplikohet procesi i rivlerësimi, sugjerohet rishikimi i tatimin për e shitjes së pasurive të paluajtshme, i cili aktualisht është në nivelin 15 %.
A do të shtrenjtohen kreditë? Inflacioni “vë në provë” normat e interesit. Rrezikohet rritja e të dyjave
Banka e Shqipërisë vijon të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit. Që prej korrikut të vitit të kaluar, Banka jonë Qendrore e ka mbajtur normën bazë......
46 apo 100 bashki?/ PS-PD pa konsensus, çfarë parashikojnë draftet e hartës së re territoriale?
Komisioni i posaçëm i reformës administrativo-territoriale nuk ka mundur të sjellë një konsensus midis palëve, duke shkaktuar debate në Kuvend për hartën e......
Çfarë e shtrenjtoi tryezën? Peshku dhe perimet rëndojnë buxhetet familjare, frutat më të lira
Ushqimet vijojnë të japin kontributin më të madh në inflacionin në Shqipëri, duke zënë edhe peshën më të lartë në shportën e konsumit të familjeve shqiptare.......
Lufta për naftën - Prodhuesit e Gjirit garojnë për klientët, ndërsa Hormuzi mban çmimet lart
Tregu i naftës në Lindjen e Mesme po hyn në një fazë të re, ku beteja kryesore nuk është më vetëm për furnizimin, por për pjesën e tregut dhe klientët. Me......
Pagat reale, në rënie - Bien në katër ekonomi europiane, Gjermania shënon rritje
Pagat reale pritet të bien në disa prej ekonomive më të mëdha europiane gjatë vitit të ardhshëm, ndërsa Gjermania është e vetmja që parashikohet të shënojë......
Shqipëria “shkëlqen” te energjia/ Raporti i zhvillimit të qëndrueshëm e rendit vendin të 44-in në botë
Shqipëria renditet e 44-ta në botë nga 169 vende, me një rezultat prej 75.4 pikësh, sipas Sustainable Development Report 2026. Raporti vlerëson progresin e......
Inflacioni, nën normën 3%/ Zbret poshtë objektivit të Bankës Qendrore, por transporti shtrenjtohet me 12.4%
Inflacioni në Shqipëri u ngadalësua për të dytin muaj radhazi gjatë shtatorit, duke u rikthyer nën objektivin prej 3% të Bankës së Shqipërisë. Sipas të......
Çfarë parashikon buxheti 2027? - Detajet/3-6 mijë euro për bebet. Mbështetja për pensionistët. A lëvizin pagat?
Buxheti i shtetit për vitin 2027 parashikohet të jetë mbi 1.1 miliardë euro më i lartë se buxheti fillestar që u planifikua për këtë vit, duke kapërcyer......

