Hyrje e re në Tiranë - ARRSH hap tenderin për projektimin, aksi 17 km do të anashkalojë Kamzën

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderin për studimin dhe projektimin e hyrjes së re veriore të Tiranës, që synon të lidhë autostradat e veriut me Unazën e Madhe, duke anashkaluar qendrën e Kamzës. Fondi limit është 138.6 mln lekë, pa TVSH, ndërsa kompanitë e interesuara mund të dorëzojnë ofertat deri më 11 nëntor.
Sipas termave të referencës, aksi parashikohet të ketë një gjatësi rreth 17 km. Ai do të nisë në pjesën jugore të nyjes së Rinasit, në lidhje me autostradën Thumanë–Kashar, dhe do të përfundojë në Unazën e Madhe të Tiranës, në zonën e Paskuqanit.
Gjurma që do të studiohet kalon në zonat e Valiasit dhe Zallherrit, ndërsa ndërpret rrugën Kamëz – Fushë-Krujë. Përmes kësaj lidhjeje, projekti synon të lehtësojë qarkullimin e automjeteve që vijnë nga veriu drejt kryeqytetit dhe të mundësojë vijimin e udhëtimit drejt autostradës Tiranë – Elbasan dhe Korridorit VIII.
Segmenti do të projektohet si rrugë ndërurbane kryesore. Kompania konsulente duhet të shqyrtojë të paktën dy variante, njëri prej të cilëve duhet të shfrytëzojë rrugë ekzistuese, duke ruajtur parametrat teknikë të kërkuar për aksin e ri. Studimi do të përcaktojë gjurmën përfundimtare, nyjet lidhëse dhe rrugët dytësore që do t’u shërbejnë zonave të banuara.
Dokumentet kërkojnë edhe parashikimin e mbikalimeve për këmbësorët, ndriçimin pranë nyjeve dhe zonave të banuara, si edhe elementet e sigurisë rrugore. Pjesë e projektimit do të jetë identifikimi i pronave që preken, përllogaritja e shpronësimeve dhe e kostos së ndërtimit.
Partneritet strategjik me Turqinë - Ministri Nufi, vizitë në Ankara. Pritet nga homologu Yaşar Güler
Thellimi i partneritetit strategjik Shqipëri–Turqi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe orientimi i bashkëpunimit drejt projekteve konkrete në fusha me......
Borxhi drejt 1 trilionë euro - BE-ja rrezikon rritje të huamarrjes, ndërsa audituesit zbulojnë gabime në shpenzime
Borxhi i Bashkimit Europian mund të arrijë në 1 trilion euro deri në vitin 2027, ndërsa audituesit europianë paralajmërojnë për rritje të gabimeve në......
Durrësi rrit banesat turistike/ Uljet e çmimeve jashtë pikut po zgjasin sezonin turistik
Tregu i qirave afatshkurtra në Durrës po zgjerohet me ritme të shpejta, veçanërisht në Plazh, Shkëmbin e Kavajës dhe Golem, zona që po tërheqin gjithnjë e më......
A do të ndryshojnë taksat? - Paketa fiskale, biznesi nis përgatitjen, propozimet nga TVSH te pronat
Ndërsa qeveria ka hartuar një draft të parë të projektbuxhetit dhe paketës fiskale 2027 ku nuk parashikohen ndryshime në taksa për biznese, paralelisht......
A do të shtrenjtohen kreditë? Inflacioni “vë në provë” normat e interesit. Rrezikohet rritja e të dyjave
Banka e Shqipërisë vijon të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit. Që prej korrikut të vitit të kaluar, Banka jonë Qendrore e ka mbajtur normën bazë......
46 apo 100 bashki?/ PS-PD pa konsensus, çfarë parashikojnë draftet e hartës së re territoriale?
Komisioni i posaçëm i reformës administrativo-territoriale nuk ka mundur të sjellë një konsensus midis palëve, duke shkaktuar debate në Kuvend për hartën e......
Çfarë e shtrenjtoi tryezën? Peshku dhe perimet rëndojnë buxhetet familjare, frutat më të lira
Ushqimet vijojnë të japin kontributin më të madh në inflacionin në Shqipëri, duke zënë edhe peshën më të lartë në shportën e konsumit të familjeve shqiptare.......
Lufta për naftën - Prodhuesit e Gjirit garojnë për klientët, ndërsa Hormuzi mban çmimet lart
Tregu i naftës në Lindjen e Mesme po hyn në një fazë të re, ku beteja kryesore nuk është më vetëm për furnizimin, por për pjesën e tregut dhe klientët. Me......

