Shqipëria Postuar më 9 October 2026, 18:40

Integrimi në BE, Rama: Shqipëria mbyll një kapitull nga negociatat, nis numërimi mbrapsht drejt objektivit historik

Nga Scan TV

Integrimi në BE, Rama: Shqipëria mbyll një kapitull nga

Shqipëria mbyll të parin kapitull (kapitulli 20) të negociatave me Bashkimin Europian. Njoftimin e ka bërë kryeministri Edi Rama me një postim në rrjetet sociale ku bën të ditur se është dhënë “dritë jeshile” edhe  për mbylljen e negociatave të Kapitullit 20.  

Në postimin e tij Rama shkruan:

SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E PARË, nis numërimi mprapsht i kohës drejt objektivit historik! Drita jeshile nga BE për mbylljen e negociatave të Kapitullit 20 forcon perspektivën për investime, inovacion, konkurrueshmëri dhe punësim

Kapitulli 20 “Sipërmarrja dhe Politika Industriale” është pjesë e Cluster 3, “Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse”.

Ndwrkohw nw njw njoftim tw shpwrndarw nga MIA thuhet se “Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian (COREPER) miratoi zhvillimin e Konferencës Ndërqeveritare Shqipëri–BE, e cila do të mbahet më 13 tetor 2026, në Luksemburg. Në këtë konferencë pritet të formalizohet mbyllja e përkohshme e negociatave për Kapitullin 20 “Ndërmarrjet dhe Politika Industriale”.

Ky vendim shënon një tjetër arritje në rrugën evropiane të Shqipërisë dhe reflekton vlerësimin pozitiv të Komisionit Evropian dhe të shteteve anëtare për rezultatet e reformave në fushën e industrisë dhe sipërmarrjes. Ai njeh përparimin në përafrimin me politikat dhe standardet evropiane, si dhe forcimin e kapaciteteve për zbatimin efektiv të politikave që mbështesin biznesin, konkurrueshmërinë dhe transformimin industrial.

Me formalizimin e këtij hapi më 13 tetor, Kapitulli 20 do të jetë kapitulli i katërt i negociatave që Shqipëria mbyll përkohësisht brenda tre muajve.

Shqipëria mbetet e angazhuar për të vijuar reformat me të njëjtin vullnet dhe përkushtim, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet evropiane dhe shtetet anëtare.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat