BE mbyll një tjetër derë? - Holanda kërkon ndërprerjen e shkëmbimit të të dhënave policore me vendet jashtë Europës

Holanda kërkon vendosjen e një mekanizmi që i lejon Bashkimit Evropian të ndërpresë shkëmbimin e të dhënave policore me vende jashtë unionit, në rast të ndryshimeve të thella politike.
Propozimi synon të garantojë që bashkëpunimi në fushën e sigurisë të mos vazhdojë automatikisht nëse një vend partner ndryshon regjimin politik dhe nuk përmbush më kushtet e besueshmërisë. Sipas qeverisë holandeze, marrëveshjet duhet të përcaktojnë qartë rrethanat në të cilat bashkëpunimi mund të pezullohet ose të përfundojë.
Nisma lidhet me propozimin e Komisionit Evropian për zgjerimin e sistemit Prüm, i cili mundëson shkëmbimin automatik të të dhënave policore, përfshirë profilet e ADN-së, gjurmët e gishtërinjve dhe të dhënat e regjistrimit të automjeteve.
Në listën e partnerëve të mundshëm përfshihen Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Norvegjia, Islanda, vendet kandidate të Ballkanit Perëndimor, si dhe Ukraina dhe Moldavia. Holanda kërkon që këto marrëveshje të respektojnë standardet evropiane për mbrojtjen e të dhënave personale dhe të drejtave themelore.
Për vendet kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ky debat ka rëndësi të veçantë, pasi bashkëpunimi policor dhe shkëmbimi i informacionit janë pjesë e marrëdhënieve me institucionet evropiane.
Nëse mekanizmi i propozuar miratohet, partneriteti nuk do të mbështetet vetëm te besueshmëria aktuale e një shteti, por edhe te mundësia për ta ndërprerë atë në rast se rrethanat politike ndryshojnë ndjeshëm.
Paralelisht, Holanda po mbështet edhe masa më të forta për të parandaluar shkeljet e vlerave evropiane nga shtetet anëtare, ndërsa Sllovakia kërkon kritere të qarta për vendet që do të konsiderohen partnere të besueshme.
Gjermania dhe Belgjika, nga ana tjetër, paralajmërojnë se zgjerimi nuk duhet të nxitohet, pasi sistemi aktual ende përballet me probleme në funksionim. Për rrjedhojë, diskutimi nuk ka të bëjë vetëm me shkëmbimin e të dhënave, por edhe me kushtet politike dhe institucionale që do të përcaktojnë sa i qëndrueshëm do të jetë bashkëpunimi me vendet jashtë BE-së.
Shqipëria, 1 vit në SEPA - 8.7 mld lekë dhe 788 mijë pagesa ndërkufitare në euro. Kostot, shumë më të ulëta
Më 7 tetor të vitit të kaluar, Shqipëria nisi zyrtarisht transfertat me SEPA. Që nga ai moment, kostot e transfertave të emigrantëve shqiptarë që i dërgojnë......
Shkodra, drejt transformimit - Kopshti Linear dhe aksi multimodal, FSHZH shpall garën
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur garën për shërbime konsulence për hartimin e projektit të detajuar për ndërhyrjen “Kopshti Linear dhe Aksi Multimodal......
Ndërtimet “furnizojnë” bashkitë - Rekord të ardhurash. Cilët janë 7 vendorët që kryesojnë listën?
Ndërtimet e reja janë zëri kryesor që furnizojnë me të ardhura bashkitë në vend. Referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave mbi performancën e......
Trump bllokon emigracionin - Talentet nga jashtë pezullohen nga programi që lejonte qëndrimin e përhershëm në SHBA
Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka zgjeruar ofensivën kundër punësimit të fuqisë punëtore të huaj, duke pezulluar disa prej kompanive më të......
BE sfidon Kinën - 46 projekte strategjike për të ulur varësinë nga mineralet kineze
Komisioni Evropian ka shpallur një listë të re me 46 projekte strategjike për mineralet kritike, në përpjekje për të ulur varësinë nga Kina dhe për të forcuar......
Rokadë diplomatike! - Meidani: Hekurudha Durrës-Prishtinë, strategjike. Malaj: Forcim marrëdhënieve politike
Këtë të premte para Komisionit parlamentar për Europën dhe Punët e Jashtme, kandidati për ambasador i Shqipërisë në Kosovë, Denion Meidani, prezantoi vizionin......
Mbështetje për familjet e policëve të rënë - AAPSK financon trajnimin e 12 familjarëve për krijimin e bizneseve të tyre
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) ka mbështetur financiarisht një program për fuqizimin ekonomik dhe......
Harta vendore ndër vite - Nga rrethet, te bashkitë e zgjeruara. Historiku i ndarjes administrative
Ndarja administrative e Shqipërisë ka kaluar në disa faza, nga rrethet e sistemit të centralizuar, te bashkitë dhe komunat e viteve ’90, e më pas te bashkimi......

