Shqipëria Postuar më 9 October 2026, 17:06

Ministri e re për Administratën, Rama prezanton “Shkalla e Meritës”për punësimin në shtet 

Nga Scan TV

Ministri e re për Administratën, Rama prezanton “Shkalla e

Qeverisë do t’i shtohet  Ministria e Administratës Publike si një institucion që do të sigurohet për të arritur standarde sa më të larta performance të nëpunësve civilë.  Lajmi u bë me dije nga kryeministri Edi Rama i cili lançoi reformën e re në administratë të quajtur “Shkalla e meritës”, e cila synon që punësimet dhe mbajtja e pozicioneve të punës të jenë sipas meritës.  “Do krijojmë javën e ardhshme ministrinë e administratës publike sepse tema e administratës publike është temë shumë qendrore e punës së qeverisë, por është një temë shumë qendrore edhe shtet bërjes së mëtejshme europiane të Shqipërisë, dhe është nevoja që përmes kësaj ministrie të zgjerojmë gamën e detyrave, gamën e punëve dhe patjetër, gamën e ambicieve për të ngritur më lart shtetin europian të shqiptarëve dhe nuk diskutohet që këtë mund ta çojë përpara ministrja e shtetit për administratën publike” deklaroi kryeministri Rama.

Sipas kryeministrit në kuadër të kësaj reforme do të krijohet një katalog aktiv digjital me vendet e punës dhe eksperiencën përkatëse që kërkon për çdo të interesuar. “

Katalog aktiv dixhital ku nga njëra anë do shihen të gjitha nevojat që ka shteti shqiptar për profesione dhe nivel eksperiencash dhe nga ana tjetër do të mund të futen të dhënat e kujtdo qoftë që dëshiron të njoftohet që në atë pozicion dhe për atë eksperiencë diku në Shqipëri hapet një vend pune. Mund të aplikojnë të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e administratës”, tha kreu i qeverisë. 

Rama theksoi se do shkalla e meritës do të mbështetet përmes inteligjencën artificiale, në funksion të transparencës. 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat