BE sfidon Kinën - 46 projekte strategjike për të ulur varësinë nga mineralet kineze

Komisioni Evropian ka shpallur një listë të re me 46 projekte strategjike për mineralet kritike, në përpjekje për të ulur varësinë nga Kina dhe për të forcuar kapacitetet e veta në furnizimin me lëndë të para. Projektet përfshijnë nxjerrjen, përpunimin, riciklimin dhe zëvendësimin e mineraleve që përdoren në industrinë e mbrojtjes, automobilave, teknologjisë dhe energjisë së pastër.
Në listë dominojnë litiumi, nikeli, kobalti, mangani dhe grafiti, elementë thelbësorë për prodhimin e baterive të automjeteve elektrike dhe sistemet e ruajtjes së energjisë. Bakri dhe alumini janë gjithashtu pjesë e projekteve, për shkak të përdorimit të gjerë në rrjetet elektrike dhe pajisjet që mbështesin elektrifikimin e ekonomisë.
Përmes këtyre investimeve, Bashkimi Evropian synon të sigurojë më shumë kontroll mbi zinxhirët e furnizimit dhe të kufizojë ekspozimin ndaj kufizimeve tregtare nga vende të treta, veçanërisht Kina, e cila ka një rol të rëndësishëm në tregun global të lëndëve të para kritike.
Sipas Aktit për Lëndët e Para Kritike, deri në vitin 2030, BE-ja synon të nxjerrë brenda territorit të saj të paktën 10% të nevojave për këto materiale, të përpunojë 40% dhe të riciklojë 25% të konsumit vjetor. Gjithashtu, synon që jo më shumë se 65% e nevojave për çdo lëndë të parë strategjike, në çdo fazë përpunimi, të vijë nga një vend i vetëm jashtë Unionit.
Projektet do të zhvillohen në 16 shtete anëtare, mes tyre Franca, Gjermania, Italia, Spanja, Portugalia, Greqia, Rumania dhe Suedia. Komisioni Evropian bëri të ditur se kishte marrë më shumë se 170 aplikime për këtë raund përzgjedhjeje.
Projektet përzgjedhura në vitet 2025 dhe 2026 mund ta ndihmojnë BE-në të përmbushë objektivat për nxjerrjen e litiumit, nikelit, elementeve të rralla, magnezit dhe tungstenit.
Për të përshpejtuar investimet, statusi i projektit strategjik parashikon procedura më të shpejta për marrjen e lejeve dhe mbështetje për sigurimin e financimit publik e privat. Afatet janë përcaktuar në maksimum 27 muaj për projektet minerare dhe 15 muaj për projektet e përpunimit dhe riciklimit.
Kjo është lista e dytë e projekteve strategjike të shpallura nga BE-ja, pas 47 projekteve të përzgjedhura në mars të vitit 2025. Megjithatë, një pjesë e projekteve të para kanë hasur vonesa, duke nxjerrë në pah vështirësitë për zhvillimin e minierave dhe ngritjen e kapaciteteve të reja industriale.
Komisioni Evropian pritet të shpallë më vonë gjatë këtij viti edhe projekte strategjike në vende jashtë BE-së, me synimin për të diversifikuar më tej burimet e furnizimit dhe për të ndërtuar një zinxhir më të qëndrueshëm të lëndëve të para kritike.
Rokadë diplomatike! - Meidani: Hekurudha Durrës-Prishtinë, strategjike. Malaj: Forcim marrëdhënieve politike
Këtë të premte para Komisionit parlamentar për Europën dhe Punët e Jashtme, kandidati për ambasador i Shqipërisë në Kosovë, Denion Meidani, prezantoi vizionin......
Mbështetje për familjet e policëve të rënë - AAPSK financon trajnimin e 12 familjarëve për krijimin e bizneseve të tyre
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) ka mbështetur financiarisht një program për fuqizimin ekonomik dhe......
Harta vendore ndër vite - Nga rrethet, te bashkitë e zgjeruara. Historiku i ndarjes administrative
Ndarja administrative e Shqipërisë ka kaluar në disa faza, nga rrethet e sistemit të centralizuar, te bashkitë dhe komunat e viteve ’90, e më pas te bashkimi......
Me kursime, apo me borxhe? Si e nisin biznesin shqiptarët? Regjistrojmë përdorimin më të lartë të kredive
Të hapësh një biznes në Shqipëri do të thotë, në shumicën e rasteve, të mbështetesh te paratë e tua. Megjithatë, për një pjesë të konsiderueshme të......
Sa kushtojnë turet historike? Shqipëria, ndër alternativat më ekonomike në rajon dhe Europë
Një pjesë e rëndësishme e udhëtimeve turistike janë edhe vizitat në monumentet historike dhe sitet kulturore, të cilat pasqyrojnë periudha të ndryshme të......
Shpallet Nobeli i Paqes - Juristja 85-vjeçare nga Afrika e Jugut Pillay vlerësohet për drejtësinë ndërkombëtare
Juristja nga Afrika e Jugut, Navanethem “Navi” Pillay, është shpallur fituese e Çmimit Nobel për Paqen 2026, për përpjekjet e saj në promovimin e paqes dhe të......
Çfarë sjell reforma territoriale? - Ndryshon administrimi i fondeve, investimeve dhe shërbimeve
Reforma territoriale e miratuar nga Kuvendi ndryshon mënyrën se si do të menaxhohen fondet dhe investimet vendore në zonat që bashkohen. Me hartën e re, 15......
Bordi ul çmimin e naftës - Me pakicë do të tregtohet 213 lekë/litër. Benzina rritet në 194 lek/litër
Bordi i Transaparencës ka vendosur çmimet e reja të karburanteve, që do të hynë në fuqi ditën e sotme në orën 13.00. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit......

