Çfarë sjell reforma territoriale? - Ndryshon administrimi i fondeve, investimeve dhe shërbimeve

Reforma territoriale e miratuar nga Kuvendi ndryshon mënyrën se si do të menaxhohen fondet dhe investimet vendore në zonat që bashkohen.
Me hartën e re, 15 bashki përfshihen në njësitë fqinje. Sipas mazhorancës bashkimi synon të reduktojë kostot e administrimit dhe të krijojë më shumë mundësi për financimin e investimeve. Bashkitë e zgjeruara do të mund të përdorin së bashku burimet financiare dhe stafin profesional për shërbimet publike, planifikimin territorial dhe përgatitjen e projekteve.
Nevoja për këtë riorganizim lidhet edhe me vështirësitë financiare të njësive të vogla. Dokumenti evidenton se rreth 40 për qind e bashkive të vogla dhe të mesme nuk arrijnë të financojnë plotësisht rreth gjysmën e programeve buxhetore që lidhen me funksionet e tyre ligjore. Por bashkimi përfshin edhe detyrimet financiare. Raporti I paraqitur në Kuvend parashikon që njësitë pasardhëse të marrin përsipër asetet, kontratat dhe borxhet e bashkive që përfshihen në to.
Bashkimi territorial duhet të shoqërohet edhe me ndryshime në financimin e pushtetit vendor. Sipas raportit të Komisionit Parlamentar, formula e shpërndarjes së fondeve rekomandohet të marrë parasysh relievin, shpërndarjen e fshatrave, gjatësinë e rrugëve, moshën e popullsisë dhe nivelin e varfërisë. Synimi është që financimi të pasqyrojë më mirë nevojat dhe kostot e shërbimeve në secilin territor.
Për qytetarët, një nga çështjet kryesore mbetet marrja e shërbimeve pranë vendbanimit. Ish-bashkitë do të vijojnë si qytete përbërëse, ndërsa raporti parashikon sportele të integruara në njësitë administrative dhe shërbime të lëvizshme për zonat periferike. Synimi është që zgjerimi i territorit të mos detyrojë banorët të udhëtojnë drejt qendrës së re për çdo procedurë.
Kosto do të ketë edhe për integrimin e sistemeve digjitale, transferimin e aseteve dhe përshtatjen e administratave. Për përballimin e tyre, raporti rekomandon krijimin e një Fondi Kombëtar të Tranzicionit.
Zbatimi i hartës së re do të bëhet me zgjedhjet vendore të vitit 2027. Deri në konstituimin e organeve të reja, bashkitë aktuale do të vijojnë funksionimin sipas ndarjes ekzistuese.
Bordi ul çmimin e naftës - Me pakicë do të tregtohet 213 lekë/litër. Benzina rritet në 194 lek/litër
Bordi i Transaparencës ka vendosur çmimet e reja të karburanteve, që do të hynë në fuqi ditën e sotme në orën 13.00. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit......
Elbasani, investim për ujin - Rrjeti, drejt rehabilitimit. Synohet eficiencë në furnizim
Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Elbasan ka shpallur garën për rehabilitimin e rrjetit të ujësjellësit të qytetit. Fondi limit i parashikuar për këtë......
Shqipëria rrit gatishmërinë - Ndryshime në ligjin për mbrojtjen civile. Qendrat rajonale do të forcojnë koordinimin
Zjarret në verë dhe përmbytjet në dimër janë dy nga fatkeqësitë natyrore që e godasin më shpesh Shqipërinë, përballimi i të cilave kërkon një sistem të......
Gazi, në minimum historik - Europa rrezikon të ulë konsumin me 7% këtë dimër
Bashkimi Evropian mund të detyrohet të ulë konsumin e gazit me 7% këtë dimër, pasi rezervat kanë rënë në nivelin më të ulët për këtë periudhë të vitit që nga......
Trump nderon Musk - Presidenti amerikan i akordon Medaljen Kombëtare të Shkencës
Presidenti amerikan Donald Trump i ka akorduar Elon Musk, drejtuesit të SpaceX, Medaljen Kombëtare të Shkencës, duke e cilësuar atë si “Thomas Edisonin e......
Sa lekë “na hanë” veset? Shqiptarët shpenzojnë rreth 4 mijë lekë në muaj për alkool dhe duhan
Alkooli dhe duhani po zënë një pjesë gjithnjë e më të madhe të buxhetit familjar. Në vitin 2025, kjo kategori përbënte 4.3% të shpenzimeve mesatare mujore të......
793 masa ndaj bizneseve - 13,589 vende pune nën kontroll, Inspektorati publikon bilancin e shtatorit
Kontrollet ndaj bizneseve dhe vendeve të punës vijojnë të jenë pjesë e aktivitetit të Inspektoratit, me synim monitorimin e subjekteve dhe evidentimin e......
Shkup–Prishtinë me tren? - Për vetëm 50 minuta. Linja e re mund të nisë në vitin 2027
Udhëtimi hekurudhor mes Shkupit dhe Prishtinës mund të bëhet realitet deri në fund të vitit 2027, ndërsa koha e udhëtimit pritet të jetë rreth 50 minuta.......

