Gazi, në minimum historik - Europa rrezikon të ulë konsumin me 7% këtë dimër

Bashkimi Evropian mund të detyrohet të ulë konsumin e gazit me 7% këtë dimër, pasi rezervat kanë rënë në nivelin më të ulët për këtë periudhë të vitit që nga viti 2011. Paralajmërimi vjen nga Instituti për Ekonominë e Energjisë dhe Analizën Financiare (IEEFA), sipas të cilit, bllokut mund t’i duhet të konsumojë rreth 14 miliardë metra kub gaz më pak se dimrin e kaluar.
Më 3 tetor, rezervat e gazit në vendet e BE-së ishin të mbushura në masën 72.4%. Megjithëse kjo nuk do të thotë se depozitat do të shterojnë gjatë dimrit, niveli i ulët i tyre mund të krijojë probleme në rast të temperaturave shumë të ftohta, veçanërisht në fund të sezonit, kur kërkesa për ngrohje mbetet e lartë.
Presionit mbi furnizimin i shtohen çmimet e larta të energjisë dhe pasiguritë në tregjet ndërkombëtare, të shkaktuara nga lufta me Iranin. Konflikti ka ndikuar në transportin detar përmes Ngushticës së Hormuzit, një korridor i rëndësishëm për tregtinë globale të gazit natyror të lëngshëm.
Çmimet referencë të gazit në Evropë arritën në 84.5 euro për megavat-orë në mesin e shtatorit, niveli më i lartë që nga viti 2022. Të enjten, ato kaluan sërish 80 euro, përpara se të luhateshin rreth 78 euro për megavat-orë të premten në mëngjes.
Një tjetër sfidë për furnizimin evropian është ndalimi i plotë i importeve të gazit natyror të lëngshëm nga Rusia, që pritet të hyjë në fuqi në janar 2027. Sipas IEEFA-s, nëse vendet evropiane zgjedhin të mbulojnë mungesën e rezervave përmes importeve shtesë, në vend që të ulin konsumin, kostoja do të arrinte rreth 3 miliardë euro. Kjo përfaqëson një rritje prej 12% krahasuar me koston e të njëjtit vëllim të gazit një vit më parë.
Pasojat e shtrenjtimit të energjisë janë reflektuar edhe në faturën e përgjithshme të importeve të BE-së. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi se që nga fundi i shkurtit, importet e lëndëve djegëse fosile i kanë kushtuar bllokut 100 miliardë euro shtesë, pa siguruar më shumë energji.
Edhe operatorët evropianë të rrjeteve të gazit kanë paralajmëruar se një dimër veçanërisht i ashpër mund ta lërë BE-në me një mungesë deri në 15% të gazit të nevojshëm. Për këtë arsye, disa qeveri kanë nisur të marrin masa për forcimin e rezervave dhe garantimin e furnizimit. Sfida për vendet evropiane mbetet sigurimi i furnizimit gjatë muajve të ftohtë pa rritur më tej kostot për familjet dhe bizneset, në një kohë kur tensionet gjeopolitike vazhdojnë të ndikojnë drejtpërdrejt në tregun e energjisë.
Trump nderon Musk - Presidenti amerikan i akordon Medaljen Kombëtare të Shkencës
Presidenti amerikan Donald Trump i ka akorduar Elon Musk, drejtuesit të SpaceX, Medaljen Kombëtare të Shkencës, duke e cilësuar atë si “Thomas Edisonin e......
Sa lekë “na hanë” veset? Shqiptarët shpenzojnë rreth 4 mijë lekë në muaj për alkool dhe duhan
Alkooli dhe duhani po zënë një pjesë gjithnjë e më të madhe të buxhetit familjar. Në vitin 2025, kjo kategori përbënte 4.3% të shpenzimeve mesatare mujore të......
793 masa ndaj bizneseve - 13,589 vende pune nën kontroll, Inspektorati publikon bilancin e shtatorit
Kontrollet ndaj bizneseve dhe vendeve të punës vijojnë të jenë pjesë e aktivitetit të Inspektoratit, me synim monitorimin e subjekteve dhe evidentimin e......
Shkup–Prishtinë me tren? - Për vetëm 50 minuta. Linja e re mund të nisë në vitin 2027
Udhëtimi hekurudhor mes Shkupit dhe Prishtinës mund të bëhet realitet deri në fund të vitit 2027, ndërsa koha e udhëtimit pritet të jetë rreth 50 minuta.......
Krizë e re borxhi në Evropë? - The Economist: Vendet në qendër të presionit
Epoka e huamarrjes së lirë duket se ka mbaruar, ndërsa rritja e rendimenteve të obligacioneve qeveritare ngjall frikën e një krize të re të borxhit sovran në......
Shqipëria me 46 bashki - Kuvendi miraton me 85 votat e shumicës ndarjen e re administrativo-territoriale
Kuvendi miratoi me 85 vota pro të mazhorancës ndarjen e re administrativo-territoriale të Shqipërisë. Dy kampet politike nuk arritën në një konsensus.......
85 vota pro, Kuvendi miraton Reformën Territoriale, shkrihen 15 bashki
Me 85 vota pro, Kuvendi i Shqipërisë në një seancë me tensione të forta mes deputetëve të opozitës e mazhorancës, ka miratuar Reformën Territoriale. Votimi......
Banka e Shqipërisë dhe BEI prezantuan draftin përfundimtar të Taksonomisë Kombëtare të Gjelbër
Më 8 tetor 2026, Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me Bankën Evropiane të Investimeve, prezantoi draftin përfundimtar të Taksonomisë Kombëtare të Gjelbër, në......

