Bota Postuar më 9 October 2026, 10:53

Trump nderon Musk - Presidenti amerikan i akordon Medaljen Kombëtare të Shkencës 

Nga Edel Strazimiri

Trump nderon Musk - Presidenti amerikan i akordon Medaljen Kombëtare

Presidenti amerikan Donald Trump i ka akorduar Elon Musk, drejtuesit të SpaceX, Medaljen Kombëtare të Shkencës, duke e cilësuar atë si “Thomas Edisonin e kohëve moderne”. Ceremonia u zhvillua të enjten në Uashington, ku u vlerësuan edhe drejtues të tjerë të industrisë së teknologjisë.

Gjatë fjalimit, Trump e përshkroi Musk si një “gjigant industrial”, duke vlerësuar kontributin e tij në avancimin e interesave kombëtare amerikane.

“Gjenialiteti dhe vendosmëria e tij e kanë kthyer fantashkencën në realitet”, deklaroi presidenti amerikan, duke e përgëzuar publikisht miliarderin.

Së bashku me Musk, medaljen e morën edhe bashkëthemeluesi i Google, Sergey Brin, drejtori ekzekutiv i Nvidia-s, Jensen Huang, dhe drejtuesja e AMD-së, Lisa Su.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, Musk u vlerësua për arritjet inxhinierike në eksplorimin e hapësirës, sistemet inteligjente dhe komunikimin, që kanë kontribuar në forcimin e lidershipit teknologjik amerikan.

Vlerësimi vjen pas një periudhe tensionesh mes Trump dhe Musk. Ky i fundit u përfshi në fushatën presidenciale të Trump dhe, pas rikthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë në janar 2025, mori një rol të rëndësishëm në përpjekjet për shkurtimin e shpenzimeve qeveritare.

Marrëdhëniet mes tyre u përkeqësuan pasi Musk kritikoi projektligjin e shpenzimeve të presidentit, duke shkaktuar një përplasje publike. Megjithatë, javët e fundit kanë sjellë afrimin e tyre të ri.

Musk pritet të marrë rolin e bashkëdrejtuesit të projektit “Meridian”, një nismë e porositur nga Departamenti amerikan i Mbrojtjes, që do të shqyrtojë të ardhmen e luftës dhe do të identifikojë armatimet dhe teknologjitë që ushtria amerikane duhet të zhvillojë, testojë dhe vërë në përdorim.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat