Shqipëria Postuar më 9 October 2026, 11:22

Bordi ul çmimin e naftës - Me pakicë do të tregtohet 213 lekë/litër. Benzina rritet në 194 lek/litër

Nga SCAN TV

Bordi ul çmimin e naftës - Me pakicë do të tregtohet 213

Bordi i Transaparencës ka vendosur çmimet e reja të karburanteve, që do të hynë në fuqi ditën e sotme në orën 13.00. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 do të jetë jo më shumë se 213 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 201 lekë/litër. Aktualisht, nafta me pakicë tregtohet 217 lekë/litri. 

Ndërkohë, çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 194 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 182 lekë/litër. Aktualisht, benzina tregtohet me 193 lekë/litri.

Bordi ka paralajmëruar operatorët e tregtimit me shumicë dhe pakicë që të zbatojnë çmimet e përcaktuara. Në rast të konstatimit të shkeljeve, ndaj operatorëve mund të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Vendimi është marrë në kuadër të situatës së veçantë të shpallur në tregun e hidrokarbureve dhe synon mbrojtjen e konsumatorëve dhe ruajtjen e konkurrencës së ndershme në treg.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat