Shqipëria Postuar më 9 October 2026, 10:57

Shqipëria rrit gatishmërinë - Ndryshime në ligjin për mbrojtjen civile. Qendrat rajonale do të forcojnë koordinimin

Nga Ledina Elezi

Shqipëria rrit gatishmërinë - Ndryshime në ligjin për

Zjarret në verë dhe përmbytjet në dimër janë dy nga fatkeqësitë natyrore që e godasin më shpesh Shqipërinë, përballimi i të cilave kërkon një sistem të koordinuar të mbrojtjes civile. Për këtë arsye, Ministria e Mbrojtjes ka vendosur të bëjë disa përmirësime në ligjin e vitit 2019 për mbrojtjen civile. 

Qendrat rajonale të mbrojtjes civile do të kenë tashmë detyra të përcaktuara më qartë. Këto detyra përfshijnë koordinimin e zbatimit të politikave, për zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile nga institucionet dhe strukturat vendore të mbrojtjes civile në rajonin përkatës, si dhe kryerjen e operacioneve për përballimin e këtyre emergjencave. 

Po ashtu, qendrat rajonale do të koordinojnë trajnimin e personelit dhe hartimin e planeve të përgatitjes për emergjencë civile. 

Bashkitë dhe prefekti i qarkut, përveçse kanë rol parësor në zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile në nivel qarku, mbajnë edhe përgjegjësinë kryesore. Një detyrë e re që i shtohet bashkive është verifikimi i planeve të brendshme për emergjencat civile të bizneseve në territorin e tyre dhe certifikimi i përputhshmërisë së planeve të brendshme për emergjencat civile të bizneseve me planin vendor për emergjencat civile.

Strukturat operacionale të mbrojtjes civile, që angazhohen në përballimin e fatkeqësive natyrore ose fatkeqësive të tjera, pra Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit, Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, Shërbimi i Urgjencës Mjekësore dhe strukturat e tjera të shërbimit shëndetësor, si dhe Shërbimi i vullnetarëve për mbrojtjen civile, të cilat janë kapacitete të trajnuara dhe të certifikuara në përputhje me kriteret e Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, duhet të krijojnë Modulet e Përhershme të Emergjencave Civile.

Me projektligjin e ri, efektivët e strukturave operacionale të mbrojtjes civile mund të marrin pjesë në misione për dhënien e ndihmës jashtë kufijve të Shqipërisë, në kuadër të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile. 

Nga ana tjetër, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, nëpërmjet Qendrës Kombëtare të Trajnimeve për Mbrojtjen Civile do të kryejë formimin profesional dhe trajnimin e vazhdueshëm të nëpunësve të strukturave qendrore dhe vendore të mbrojtjes civile, të vullnetarëve dhe subjekteve private. Tarifat për trajnimin e subjekteve private nuk mund të jenë më të larta se kostoja mesatare e nevojshme për zhvillimin e tij. 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat