Mbështetje për familjet e policëve të rënë - AAPSK financon trajnimin e 12 familjarëve për krijimin e bizneseve të tyre

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) ka mbështetur financiarisht një program për fuqizimin ekonomik dhe vetëpunësimin e familjarëve të punonjësve të Policisë së Shtetit të rënë në detyrë.
Programi u realizua nga Shoqata KS Factor dhe u përmbyll me pjesëmarrjen e 12 personave, të cilët zhvilluan aftësi në sipërmarrje, edukim financiar, modelim biznesi dhe marketing, me synimin për të krijuar mundësi konkrete vetëpunësimi.
Përmes shtatë moduleve të trajnimit, të mbështetura nga gjashtë ekspertë dhe një vizitë studimore në Bankën e Shqipërisë, pjesëmarrësit u orientuan në hartimin dhe prezantimin e ideve të tyre të biznesit. Procesi përfshiu pesë faza, nga përzgjedhja dhe trajnimi deri te mentorimi dhe prezantimi përfundimtar i projektideve.
Në aktivitetin përmbyllës u shpërndanë certifikatat për pjesëmarrësit, ndërsa të pranishëm ishin kryeadministratorja e AAPSK-së, Risena Xhaja, dhe kryetari i Sindikatës së Policëve të Shqipërisë, Sadetin Fishta.
Sipas AAPSK-së, mbështetja financiare synon të ndihmojë familjarët e punonjësve të rënë në detyrë të forcojnë aftësitë profesionale dhe të zhvillojnë iniciativa ekonomike të pavarura. Në përfundim të programit, pjesëmarrësit kanë përfituar njohuri dhe mjete praktike për të vijuar me zhvillimin e ideve të tyre të biznesit.
Harta vendore ndër vite - Nga rrethet, te bashkitë e zgjeruara. Historiku i ndarjes administrative
Ndarja administrative e Shqipërisë ka kaluar në disa faza, nga rrethet e sistemit të centralizuar, te bashkitë dhe komunat e viteve ’90, e më pas te bashkimi......
Me kursime, apo me borxhe? Si e nisin biznesin shqiptarët? Regjistrojmë përdorimin më të lartë të kredive
Të hapësh një biznes në Shqipëri do të thotë, në shumicën e rasteve, të mbështetesh te paratë e tua. Megjithatë, për një pjesë të konsiderueshme të......
Sa kushtojnë turet historike? Shqipëria, ndër alternativat më ekonomike në rajon dhe Europë
Një pjesë e rëndësishme e udhëtimeve turistike janë edhe vizitat në monumentet historike dhe sitet kulturore, të cilat pasqyrojnë periudha të ndryshme të......
Shpallet Nobeli i Paqes - Juristja 85-vjeçare nga Afrika e Jugut Pillay vlerësohet për drejtësinë ndërkombëtare
Juristja nga Afrika e Jugut, Navanethem “Navi” Pillay, është shpallur fituese e Çmimit Nobel për Paqen 2026, për përpjekjet e saj në promovimin e paqes dhe të......
Çfarë sjell reforma territoriale? - Ndryshon administrimi i fondeve, investimeve dhe shërbimeve
Reforma territoriale e miratuar nga Kuvendi ndryshon mënyrën se si do të menaxhohen fondet dhe investimet vendore në zonat që bashkohen. Me hartën e re, 15......
Bordi ul çmimin e naftës - Me pakicë do të tregtohet 213 lekë/litër. Benzina rritet në 194 lek/litër
Bordi i Transaparencës ka vendosur çmimet e reja të karburanteve, që do të hynë në fuqi ditën e sotme në orën 13.00. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit......
Elbasani, investim për ujin - Rrjeti, drejt rehabilitimit. Synohet eficiencë në furnizim
Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Elbasan ka shpallur garën për rehabilitimin e rrjetit të ujësjellësit të qytetit. Fondi limit i parashikuar për këtë......
Shqipëria rrit gatishmërinë - Ndryshime në ligjin për mbrojtjen civile. Qendrat rajonale do të forcojnë koordinimin
Zjarret në verë dhe përmbytjet në dimër janë dy nga fatkeqësitë natyrore që e godasin më shpesh Shqipërinë, përballimi i të cilave kërkon një sistem të......

