Ndërtimet “furnizojnë” bashkitë - Rekord të ardhurash. Cilët janë 7 vendorët që kryesojnë listën?

Ndërtimet e reja janë zëri kryesor që furnizojnë me të ardhura bashkitë në vend. Referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave mbi performancën e njësive të vetëqeverisjes vendore, rezulton se rritja më e madhe e të ardhurave është nga taksat lokale, kryesisht të ardhurat nga ‘taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja’, e cila në gjysmën e parë të vitit 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2025 ka një rritje prej 12.2 miliardë lekë, ku konkretisht vërehet një rritje e arkëtimeve të kësaj takse kryesisht në bashkinë Tiranë si dhe bashkitë ku ka ndërtime të reja në zhvillim.
7 bashki në vend kryesojnë sa i takon rritjes së të ardhurave nga ky zë, duke filluar nga Bashkia Tiranë e cila ka arkëtuar 12.4 miliardë lekë, me një kapërcim prej 9.8 miliardë lekësh në raport me 6 mujorin 2025, ndjekur nga bashkia Himarë, me 1.2 miliardë lekë të ardhura në 6 muaj, dhe më pas renditet bashkia Sarandë, Durrës, Shkodër, Lezhë dhe Kavajë. Totali i të ardhurave që kanë akumuluar njësitë e vetëqeverisjes vendore nga kjo taksë është afro 18.3 miliardë lekë.
Pra e thënë ndryshe, nga të gjitha bashkitë në vend, Tirana është ajo që arkëton 67.7 për qind të totalit të të ardhurave nga taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja.
Kjo rritje argumentohet me faktin se në gjysmën e parë të 2025-ës dhe gjatë gjithë vitit 2025 të ardhurat nga ‘taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja’ nuk u realizuan sipas parashikimit kryesisht në bashkinë Tiranë, si dhe në bashki të tjera, ndoshta si frenim i përkohshëm i procesit të ndërtimeve, frenim i dhënies së lejeve të ndërtimit apo afateve të procedurave të aplikimeve për to. Megjithatë sektori i ndërtimit është një nga sektorët më në zhvillim e me më shumë produktivitet në ekonominë shqiptare e si rrjedhojë rritja e arkëtimit të të ardhurave nga ‘taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja’ në vitin 2026, vlerësohet se vjen si pasojë e aprovimit të lejeve të ndërtimit në pritje dhe materializimit të pagesave të taksës përkatëse për to.
Trump bllokon emigracionin - Talentet nga jashtë pezullohen nga programi që lejonte qëndrimin e përhershëm në SHBA
Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka zgjeruar ofensivën kundër punësimit të fuqisë punëtore të huaj, duke pezulluar disa prej kompanive më të......
BE sfidon Kinën - 46 projekte strategjike për të ulur varësinë nga mineralet kineze
Komisioni Evropian ka shpallur një listë të re me 46 projekte strategjike për mineralet kritike, në përpjekje për të ulur varësinë nga Kina dhe për të forcuar......
Rokadë diplomatike! - Meidani: Hekurudha Durrës-Prishtinë, strategjike. Malaj: Forcim marrëdhënieve politike
Këtë të premte para Komisionit parlamentar për Europën dhe Punët e Jashtme, kandidati për ambasador i Shqipërisë në Kosovë, Denion Meidani, prezantoi vizionin......
Mbështetje për familjet e policëve të rënë - AAPSK financon trajnimin e 12 familjarëve për krijimin e bizneseve të tyre
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) ka mbështetur financiarisht një program për fuqizimin ekonomik dhe......
Harta vendore ndër vite - Nga rrethet, te bashkitë e zgjeruara. Historiku i ndarjes administrative
Ndarja administrative e Shqipërisë ka kaluar në disa faza, nga rrethet e sistemit të centralizuar, te bashkitë dhe komunat e viteve ’90, e më pas te bashkimi......
Me kursime, apo me borxhe? Si e nisin biznesin shqiptarët? Regjistrojmë përdorimin më të lartë të kredive
Të hapësh një biznes në Shqipëri do të thotë, në shumicën e rasteve, të mbështetesh te paratë e tua. Megjithatë, për një pjesë të konsiderueshme të......
Sa kushtojnë turet historike? Shqipëria, ndër alternativat më ekonomike në rajon dhe Europë
Një pjesë e rëndësishme e udhëtimeve turistike janë edhe vizitat në monumentet historike dhe sitet kulturore, të cilat pasqyrojnë periudha të ndryshme të......
Shpallet Nobeli i Paqes - Juristja 85-vjeçare nga Afrika e Jugut Pillay vlerësohet për drejtësinë ndërkombëtare
Juristja nga Afrika e Jugut, Navanethem “Navi” Pillay, është shpallur fituese e Çmimit Nobel për Paqen 2026, për përpjekjet e saj në promovimin e paqes dhe të......

