Kosova shtrëngon pagesat CASH - Kufiri mes bizneseve zbret nga 500 në 300 euro

Kosova do të ulë nga 500 në 300 euro kufirin e pagesave me para të gatshme ndërmjet bizneseve, në kuadër të masave për luftimin e financimit të paligjshëm dhe rritjen e transparencës financiare.
Lajmi u bë i ditur nga ministri i Financave, Hekuran Murati, gjatë një aktiviteti të organizuar në kuadër të Procesit të Berlinit. Sipas tij, pagesat CASH e vështirësojnë gjurmimin e transaksioneve dhe kontrollin e origjinës së parave.
Me rregullat e reja, pagesat me para në dorë ndërmjet bizneseve do të kufizohen në 300 euro, ndërsa për transaksionet mes bizneseve dhe konsumatorëve kufiri do të jetë 2 mijë euro. Shumat mbi këto limite duhet të kalojnë përmes institucioneve financiare të licencuara.
Sipas ministrit, masa synon të pengojë qarkullimin e parave të paligjshme, të rrisë transparencën dhe të nxisë formalizimin e ekonomisë.
Murati foli gjithashtu për tregun e kriptovalutave, duke bërë të ditur se Banka Qendrore e Kosovës ka ndërmarrë hapa për licencimin dhe mbikëqyrjen e operatorëve të këmbimit.
Kufizimi i pagesave me para të gatshme synon të rrisë gjurmueshmërinë e transaksioneve dhe kontrollin mbi qarkullimin e parave në ekonomi.
Boom i bizneseve të huaja - QKB: Regjistrimet u rriten me 35.2% në tetë muaj
Regjistrimet e bizneseve me 100% pronësi të huaj në Shqipëri janë rritur me 35.2% gjatë periudhës janar–gusht 2026, në raport me të njëjtën periudhë të vitit......
Integrimi në BE, Rama: Shqipëria mbyll një kapitull nga negociatat, nis numërimi mbrapsht drejt objektivit historik
Shqipëria mbyll të parin kapitull (kapitulli 20) të negociatave me Bashkimin Europian. Njoftimin e ka bërë kryeministri Edi Rama me një postim në rrjetet......
Partneriteti strategjik Shqipëri-SHBA, Presidenti Begaj dekoron dy senatorët amerikanë
Presidenti i Republikës Bajram Begaj, priti në Pallatin e Brigadave Senatorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, znj. Jeanne Shaheen dhe z. Dick Durbin, të......
Paketa Fiskale 2027, kërkesa nga biznesi: ulje taksash për agropërpunimin, ndërtimin dhe akcizat
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë ka depozituar pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, propozimet lidhur me paketën fiskale 2027. Organizata më e......
Zgjerimi i Elbasan-Qafë Thanë, Karakaçi: Mbrojtja lumore, komponent i rëndësishëm i projektit
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ka inspektuar punimet që po kryhen për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë. Sipas tij, mbrojtja......
Ministri e re për Administratën, Rama prezanton “Shkalla e Meritës”për punësimin në shtet
Qeverisë do t’i shtohet Ministria e Administratës Publike si një institucion që do të sigurohet për të arritur standarde sa më të larta performance të......
Synohen më shumë investime - Ibrahimaj: Bashkëpunimi rajonal dhe investimet turke, mundësi për rritjen e tregtisë shqiptare
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, kërkon forcimin e bashkëpunimit ekonomik në Ballkanin Perëndimor dhe rritjen e investimeve të huaja,......
BE mbyll një tjetër derë? - Holanda kërkon ndërprerjen e shkëmbimit të të dhënave policore me vendet jashtë Europës
Holanda kërkon vendosjen e një mekanizmi që i lejon Bashkimit Evropian të ndërpresë shkëmbimin e të dhënave policore me vende jashtë unionit, në rast të......

