Shqipëria Postuar më 10 October 2026, 10:31

Boom i bizneseve të huaja - QKB: Regjistrimet u rriten me 35.2% në tetë muaj 

Nga Diamila Leka

Boom i bizneseve të huaja -  QKB: Regjistrimet u rriten me 35.2%

Regjistrimet e bizneseve me 100% pronësi të huaj në Shqipëri janë rritur me 35.2% gjatë periudhës janar–gusht 2026, në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit, në tetë muajt e parë të këtij viti janë regjistruar 1,644 subjekte me kapital tërësisht të huaj, nga 1,216 që rezultonin në të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Në terma absolutë, bëhet fjalë për 428 regjistrime më shumë, ndërsa mesatarja mujore është rritur nga rreth 152 subjekte vitin e kaluar, në 206 gjatë këtij viti.

Shifrat tregojnë një intensifikim të aktivitetit të regjistrimit të bizneseve me pronësi tërësisht të huaj. Megjithatë, kjo rritje nuk përkthehet domosdoshmërisht në një vlerë më të lartë investimesh, pasi të dhënat për regjistrimet nuk japin informacion mbi kapitalin e investuar, madhësinë e aktivitetit ekonomik apo numrin e vendeve të punës që do të krijohen.

Po ashtu, të dhënat e publikuara nuk specifikojnë vendet nga vijnë investitorët, sektorët ku po përqendrohen bizneset e reja apo qarqet ku janë regjistruar.

Shifrat i referohen vetëm subjekteve me 100% pronësi të huaj dhe nuk përfshijnë bizneset me kapital të përbashkët shqiptar dhe të huaj.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat