Guvernatori i BQK-së në takimet e FMN-së dhe BB, në fokus reformat financiare të Kosovës

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, së bashku me një delegacion të lartë të institucionit, po merr pjesë në Takimet Vjetore 2026 të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Grupit të Bankës Botërore (BB), të cilat po mbahen në Bangkok të Tajlandës.
Sipas njoftimit të BQK-së, takimet zhvillohen nga 12 deri më 18 tetor, ndërsa gjatë kësaj periudhe delegacioni kosovar do të zhvillojë takime bilaterale dhe multilaterale me drejtues e zyrtarë të lartë të institucioneve financiare ndërkombëtare, guvernatorë të bankave qendrore dhe përfaqësues të institucioneve partnere.
Në këto takime pritet të diskutohen zhvillimet e fundit ekonomike dhe financiare, perspektivat ekonomike, rreziqet për stabilitetin financiar, si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit institucional.
Guvernatori Ismaili do të prezantojë zhvillimet dhe rezultatet kryesore të sektorit financiar të Kosovës, progresin në zbatimin e reformave dhe prioritetet strategjike të BQK-së.
Fokus i veçantë do t'u kushtohet forcimit të stabilitetit financiar, avancimit të mbikëqyrjes dhe kornizës rregullative, modernizimit të sistemeve të pagesave dhe përafrimit të tyre me standardet e Bashkimit Evropian.
Po ashtu, gjatë takimeve do të vlerësohen rezultatet e programeve të bashkëpunimit dhe asistencës teknike, si dhe do të shqyrtohen mundësitë për mbështetje të mëtejshme në zbatimin e reformave dhe zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit financiar.
Sipas BQK-së, pjesëmarrja në këto takime synon forcimin e partneriteteve ndërkombëtare, avancimin e prioriteteve strategjike të institucionit dhe përfaqësimin e Kosovës në diskutimet për zhvillimet dhe sfidat e sistemit financiar ndërkombëtar.
Guvernatori i BSH pjesë e takimeve të FMN-së dhe BB, diskutime për perspektivat e ekonomisë shqiptare
Në datat 12-18 tetor 2026, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, merr pjesë në Mbledhjet Vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës......
Çmimet e reja të ushqimeve deri në janar 2027, ja cilët janë 238 produktet e përfshira në listë
Qytetarët do të mund të krahasojnë online çmimet e produkteve në rrjete të ndryshme supermarketesh. Qeveria prezantoi platformën “Pasqyra e Çmimeve”, e......
Drejtoresha e AMF-së raporton në Kuvend - 27 akte nënligjore të miratuara, avancon përafrimi me legjislacionin e BE-së
Drejtoresha e Përgjithshme e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, znj. Adela Xhemali, raportoi në komisionin parlamentar për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin......
Nobel 2026/ Nga lufta kundër krizave ekonomike te kontrolli i trurit me dritë, kush janë 10 fituesit?
Si mund të mbrohet ekonomia nga krizat? A mund të kontrollohen qelizat e trurit përmes dritës? Si mund të përdoret akulli i Antarktidës për të zbuluar......
Avancon bypass-i i Tiranës - Shpallet fituesi për fazën III, oferta 1.38 mld lekë për rrugën Kashar-Nyja Vaqarr
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur kompaninë fituese të tenderit për fazën e tretë të bypass-it të Tiranës. Oferta fituese e “Elmazaj Konstruksion” është......
Përplasje për buxhetin - Gjermania kërkon shkurtime më të mëdha. BE përballet me ndarje për fondet
Liderët e Bashkimit Evropian po përballen me një përplasje të fortë për buxhetin afatgjatë të unionit për periudhën 2028–2034. Në qendër të debatit është......
Si po digjitalizohen bizneset? Po i jepet përparësi programeve financiare dhe IA
Digjitalizimi i bizneseve po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për organizimin e aktivitetit ekonomik, nga komunikimi me klientët deri te administrimi......
BE frenon Kinën - Marrëveshja me Pekinin synon të kufizojë importet e makinave hibride në tregun evropian
Eksportet kineze të automjeteve hibride drejt Bashkimit Evropian përballen me kufizime të reja, pas një marrëveshjeje mes Brukselit dhe Pekinit, në një kohë......

