Si po digjitalizohen bizneset? Po i jepet përparësi programeve financiare dhe IA

Digjitalizimi i bizneseve po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për organizimin e aktivitetit ekonomik, nga komunikimi me klientët deri te administrimi financiar dhe automatizimi i proceseve të punës. Në Shqipëri, kompanitë përdorin një sërë mjetesh teknologjike, por shkalla e përhapjes së tyre ndryshon në varësi të funksionit dhe kompleksitetit të sistemeve.
Sipas raportit Balkan Barometer 2025, 68% e kompanive në Shqipëri përdorin sistemin e postës elektronike të biznesit, ndërsa 68% raportojnë se kanë një sistem të rrjetit kompjuterik. Ndërkohë, 61% e kompanive kanë një faqe interneti, një element i rëndësishëm për prezantimin e shërbimeve, komunikimin me klientët dhe zgjerimin e aktivitetit në tregun online.
Përdorimi i programeve për administrimin e aktivitetit të biznesit është gjithashtu i përhapur. Të dhënat tregojnë se 62% e kompanive përdorin programe financiare ose kontabiliteti, ndërsa 56% kanë sisteme për menaxhimin e shitjeve. Nga ana tjetër, 43% përdorin sisteme për menaxhimin e marrëdhënieve me klientët, të cilat ndihmojnë në organizimin e informacionit dhe ndjekjen e komunikimit me ta.
Një tjetër aspekt i rëndësishëm i transformimit digjital është përdorimi i inteligjencës artificiale. Sipas të dhënave të Balkan Barometer 2025, 36% e kompanive në Shqipëri përdorin mjete të inteligjencës artificiale. Kjo tregon se IA-ja është tashmë e pranishme në një pjesë të konsiderueshme të bizneseve, megjithëse përdorimi i saj mbetet më pak i përhapur se ai i mjeteve bazë të komunikimit dhe administrimit.
Ndërkohë, 48% e kompanive përdorin sisteme të ruajtjes së të dhënave në cloud, duke mundësuar aksesin në dokumente dhe informacione përmes internetit. Përdorimi i programeve të tjera ERP, që mund të përfshijnë menaxhimin e prokurimeve dhe burimeve njerëzore, arrin në 32%.
Të dhënat tregojnë se sfida e bizneseve nuk lidhet vetëm me praninë në internet, por edhe me përdorimin e teknologjive që mund të përmirësojnë menaxhimin dhe produktivitetin. Përhapja e inteligjencës artificiale, sistemeve të menaxhimit dhe ruajtjes së të dhënave në cloud përbën një tregues të rëndësishëm të shkallës së transformimit digjital të kompanive shqiptare.

BE frenon Kinën - Marrëveshja me Pekinin synon të kufizojë importet e makinave hibride në tregun evropian
Eksportet kineze të automjeteve hibride drejt Bashkimit Evropian përballen me kufizime të reja, pas një marrëveshjeje mes Brukselit dhe Pekinit, në një kohë......
Shpallet Nobel për ekonominë - Robert Hall dhe Michael Woodford vlerësohen për modelet e stabilizimit ekonomik
Akademikët amerikanë Robert Hall dhe Michael Woodford janë fituesit e Çmimit Nobel për Ekonominë 2026, për punën e tyre mbi bazat mikroekonomike të......
Demo në Forumin Strategjik të Ballkanit: Shqipëria dhe Greqia, partneritet për më shumë investime, siguri dhe integrim europian
Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, mori pjesë në Forumin Strategjik të Bashkëpunimit Ballkanik, ku theksoi rëndësinë e thellimit të partneritetit......
Transparencë për çmimet - Prezantohet platforma “Pasqyra e Çmimeve” dhe nisma “Kurse”
Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj, kanë prezantuar platformën “Pasqyra e Çmimeve” dhe nismën “KURSE”,......
Tatimet, 435 mln euro në Shtator - 60 milionë euro rritje në raport me një vit më parë
Muaji Shtator ka vijuar me perfomancë të mirë sa i takon mbledhjes së të ardhurave tatimore, duke ndjekur trendin e disa muajve në vijim. Referuar të dhënave......
IA ndryshon tregun e punës - Banka Botërore: Një në pesë punonjës ka profesion të ekspozuar
Inteligjenca artificiale po hyn gjithnjë e më shumë në aktivitetin e përditshëm të bizneseve, duke automatizuar detyra që deri më sot kryheshin nga......
Kredia e keqe, tjetër minimum/ Zbresin në 3.66% në Gusht, niveli më i ulët që nga janari 2008
Kreditë me probleme në sistemin bankar shqiptar kanë zbritur në një tjetër minimum. Sipas të dhënave të “Bankës së Shqipërisë”, në fund të gushtit 2026 ato......
Apartament i ri, apo ekzistues? Diferenca e çmimit në Tiranë arrin deri në 23% për metër katror
Tregu rezidencial në Tiranë vijon të dominohet nga apartamentet, të cilat përbëjnë pjesën dërrmuese të banesave në qytet. Sipas një studimi të Investropa për......

