Shqipëria Postuar më 12 October 2026, 12:20

IA ndryshon tregun e punës - Banka Botërore: Një në pesë punonjës ka profesion të ekspozuar

Nga Fabjona Pasho

IA ndryshon tregun e punës - Banka Botërore: Një në

Inteligjenca artificiale po hyn gjithnjë e më shumë në aktivitetin e përditshëm të bizneseve, duke automatizuar detyra që deri më sot kryheshin nga punonjësit. Një raport i ri i Bankës Botërore, paralajmëron se kjo teknologji mund të sjellë ndryshime të rëndësishme në tregun e punës, veçanërisht për të rinjtë dhe personat me arsim të lartë.

“Nga punonjësit e administratës dhe operatorët e call center-ave, te kontabilistët, përkthyesit, gazetarët e deri te programuesit, inteligjenca artificiale po ndryshon mënyrën se si kryhen një sërë profesionesh. Sipas Bankës Botërore, rreth një në pesë punonjës në rajonin e Europës dhe Azisë Qendrore ushtron një profesion të ekspozuar ndjeshëm ndaj kësaj teknologjie. Por kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht humbje e vendit të punës”.

Megjithëse ndikimi i inteligjencës artificiale në profesione po zgjerohet, bizneset në rajon mbeten ende pas në përdorimin e saj. Sipas Bankës Botërore, më pak se 10% e kompanive e kanë integruar këtë teknologji në aktivitetin e tyre, kryesisht për komunikimin me klientët, përgatitjen e dokumenteve dhe përpunimin e informacionit.

Raporti evidenton gjithashtu se kërkesa për punonjës me aftësi në inteligjencën artificiale është pothuajse katërfishuar. Banka Botërore thekson se përfitimet nga inteligjenca artificiale do të varen nga aftësia e vendeve për të përgatitur fuqinë punëtore dhe për të mbështetur bizneset në përdorimin e teknologjisë. Për këtë arsye, investimi në aftësitë digjitale dhe përshtatja e arsimit me kërkesat e tregut konsiderohen thelbësore për të përballuar ndryshimet që priten në vitet e ardhshme.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat