Shqipëria Postuar më 12 October 2026, 11:07

Garanci për dëmet në mjedis - Operatorët duhet të sigurojnë fondet për parandalimin dhe rehabilitimin

Nga Ola Mitre

Garanci për dëmet në mjedis - Operatorët duhet të

Bizneset që kryejnë veprimtari të klasifikuara si të rrezikshme për mjedisin do të duhet të sigurojnë paraprakisht garanci financiare për mbulimin e kostove të dëmeve të mundshme. Qeveria ka miratuar metodat dhe procedurat për vendosjen e këtyre garancive, që parashikon sigurimin e fondeve për parandalimin e dëmit, rehabilitimin dhe kompensimin e tij.

Operatorët mund ta përmbushin këtë detyrim përmes një garancie bankare ose një kontrate sigurimi që mbulon përgjegjësinë për dëmin në mjedis. Vendimi lejon edhe kombinimin e të dyja formave, me kusht që vlera dhe mbulimi i tyre të plotësojnë kërkesat e përcaktuara. Shpenzimet për sigurimin dhe mbajtjen e garancisë përballohen nga vetë operatori.

Vlera nuk do të jetë e njëjtë për të gjitha bizneset. Ajo përcaktohet nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit për çdo operator, veprimtari dhe vendndodhje, bazuar në vlerësimin e rrezikut dhe kostot e masave të nevojshme. Në përllogaritje merren parasysh natyra dhe shkalla e aktivitetit, teknologjia, substancat dhe mbetjet, ndjeshmëria e mjedisit, si edhe historiku i incidenteve.

Sipas vendimit, shuma e garancisë nuk mund të jetë më e ulët se kostoja e plotë e vlerësuar e masave dhe kompensimit për skenarin më të rëndë të parashikueshëm në mënyrë të arsyeshme. Madhësia e biznesit apo gjendja e tij financiare nuk përbëjnë arsye për uljen e kësaj vlere.

Garancia rishikohet kur ndryshon aktiviteti, teknologjia apo rreziku mjedisor. Ajo lirohet vetëm pas mbylljes së veprimtarisë, pasi AKM-ja të ketë verifikuar përmbushjen e detyrimeve dhe mungesën e një kërcënimi të drejtpërdrejtë për mjedisin. Ndërkohë, kjo garanci nuk mbulon gjobat, ndëshkimet administrative apo kërkesat private për dëme ndaj personave dhe pronës. Po ashtu, operatori mbetet përgjegjës për çdo kosto që tejkalon shumën e garantuar.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat