Shqipëri-Izrael/ Ferit Hoxha pret homologun e tij Gideon Sa’ar

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, priti paraditen e sotme në një vizitë zyrtare në Tiranë homologun e tij, Ministrin e Punëve të Jashtme të Izraelit, Gideon Sa’ar.
Në fokus të takimit ishte forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Izraelit, si dhe shkëmbimi i pikëpamjeve mbi sfidat e sigurisë rajonale dhe globale, përfshirë kontributin e Shqipërisë në kuadër të Bordit të Paqes.
Ministri Hoxha theksoi se marrëdhëniet Shqipëri-Izrael mbështeten në një histori të veçantë miqësie, respekti dhe solidariteti, të cilat përbëjnë një bazë të fortë për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh në të ardhmen.
Gjatë vizitës, Ministri Hoxha dhe homologu i tij nënshkruan Marrëveshjen për Bashkëpunimin e Përgjithshëm, e cila shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e partneritetit ndërmjet dy vendeve.
Marrëveshja krijon një kuadër të gjerë bashkëpunimi ndërqeveritar dhe vendos një mekanizëm të strukturuar për zhvillimin e partneriteteve konkrete në fusha me interes të ndërsjellë, si ekonomia dhe tregtia, inovacioni dhe teknologjia, bujqësia, menaxhimi i ujërave, energjia, shëndetësia, arsimi, siguria, turizmi dhe kultura.
Në mënyrë të veçantë, bashkëpunimi në fushën e turizmit ka njohur zhvillime shumë pozitive vitet e fundit, duke u shndërruar në një prej sektorëve më dinamikë dhe premtues të marrëdhënieve dypalëshe.
Gjatë takimit, Ministri Hoxha rikonfirmoi qëndrimin e Shqipërisë në mbështetje të sigurisë së Izraelit, duke nënvizuar njëkohësisht rëndësinë e përpjekjeve për arritjen e një zgjidhjeje që garanton paqe, stabilitet dhe siguri afatgjatë për të gjithë rajonin.
Vizita shërbeu gjithashtu si një mundësi për të rikonfirmuar angazhimin e Shqipërisë kundër terrorizmit, ekstremizmit, antisemitizmit dhe çdo forme urrejtjeje. Në këtë kuadër, Ministri Sa’ar vizitoi ekspozitën arkivore që dokumenton traditën e njohur shqiptare të mbrojtjes së hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, një kapitull krenarie në historinë e vendit tonë.
Dy ministrat vlerësuan rëndësinë e vijimit të dialogut politik dhe të bashkëpunimit në të gjitha nivelet, përmes koordinimit të vazhdueshëm ndërmjet dy vendeve, në funksion të forcimit të mëtejshëm të partneritetit Shqipëri-Izrael.
Shkodër, investim në energji - 294 milionë lekë për rrjetin elektrik
Drejtoria Rajonale e OSSH-së në Shkodër ka shpallur dy procedura prokurimi për zhvillimin dhe rikonstruksionin e rrjetit elektrik në disa zona. Investimet......
“IA mban rritjen globale” - FMN: Investimet mbështesin ekonominë, por transformojnë tregun e punës
Investimet e fuqishme në infrastrukturën e inteligjencës artificiale po ndihmojnë në ruajtjen e rritjes ekonomike globale në rreth 3%, pavarësisht presionit......
Familjet amerikane, nën presion - Fed: Të ardhurat rriten, por borxhet dhe pabarazia e pasurisë thellohen
Familjet amerikane kanë përjetuar rritje të të ardhurave dhe të pasurisë gjatë periudhës 2022–2025, por përfitimet janë shpërndarë në mënyrë të pabarabartë,......
BB përgatit ndihmën/ 30-40 vende në bisedime për financime përballë krizës energjetike dhe inflacionit
Banka Botërore është në bisedime me 30 deri në 40 vende për ofrimin e mundshëm të ndihmës financiare, për t’i ndihmuar të përballojnë goditjet në tregjet e......
Superfitimet e energjisë - BE kërkon taksën e përbashkët që të mbështesë konsumatorët përpara dimrit
Komisioni Evropian po shqyrton mundësinë e vendosjes së një takse të përbashkët mbi fitimet e tepërta të kompanive të energjisë, në një kohë kur çmimet mbeten......
Malësia e Madhe dhe Përmeti, Rama: Nga zona pa shpresë në destinacione të Shqipërisë së re
Kryeministri Edi Rama e nisi episodin e sotëm të podcast-it “Flasim” me një reflektim mbi transformimin e Malësisë së Madhe dhe Përmetit gjatë dekadës së......
Shqipëria përparon drejt BE - Mbyll negociatat për kapitullin 20. Cilat janë sfidat në vijim?
Shqipëria ka mbyllur negociatat për një tjetër kapitull të acquis së BE, atë për ndërmarrjet dhe politikën industriale. Vendi ynë rezulton të ketë përafruar......
Më pak makina kineze në BE - Arrihet marrëveshja. Përgjysmohen eksportet e automjeteve hibride
Kina dhe Bashkimi Europian kanë arritur një marrëveshje që mund t'i përgjysmojë edhe më tej eksportet kineze të makinave hibride drejt bllokut, deklaroi......

