Tatimet, 435 mln euro në Shtator - 60 milionë euro rritje në raport me një vit më parë

Muaji Shtator ka vijuar me perfomancë të mirë sa i takon mbledhjes së të ardhurave tatimore, duke ndjekur trendin e disa muajve në vijim.
Referuar të dhënave paraprake të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, gjatë muajit që lamë pas, të ardhurat totale neto arritën në 39.9 miliardë lekë apo afro 435 milionë euro, duke tejkaluar si planin e muajit, ashtu edhe nivelin e një viti më parë.
Konkretisht të ardhurat rezultuan 2 miliardë lekë, ose 5.3% mbi planin për muajin Shtator, ndërsa krahasuar me Shtator 2025 u arkëtuan 5.5 miliardë lekë më shumë, me një rritje prej 16 %.
Të ardhurat tatimore përfshijnë të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionalet, të cilat kanë pasur perfomancë pozitive përgjatë gjithë vitit.
Faktorët kryesore të rritjes së të ardhurave lidhen me rritjen ekonomike, aktivitetin më të lartë të biznesit dhe konsumin e shtuar.
Ndër zërat me rritjen më të lartë është Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, i cili lidhet drejtpërdrejt me konsumin në rritje të mallrave dhe shërbimeve përgjatë këtij muaji, trend që ka vijuar të qëndrojnë në nivele të kënaqshme.
Tatimi mbi të ardhurat personale përbën një tjetër zë me peshë të konsiderueshme në rritjen e të ardhurave tatimore. Në këtë drejtim, masat për formalizimin e aktivitetit ekonomik, përfshirë faturimin elektronik dhe intensifikimin e kontrolleve në terren, duket se kanë ndikuar në rritjen e deklarimit të të ardhurave dhe, për rrjedhojë, në zgjerimin e bazës së tatueshme.
Në të njëjtën linjë janë edhe të ardhurat nga sigurimet shoqërore dhe sigurimet shëndetësore, të administruara nga Administrata Tatimore, të cilat kanë shfaqur një tendencë rritëse në muajt e fundit. Kjo ecuri reflekton efektet e reformës së pagave, si dhe masat e ndërmarra për reduktimin e nëndeklarimit të pagave dhe formalizimin e marrëdhënieve të punës.
IA ndryshon tregun e punës - Banka Botërore: Një në pesë punonjës ka profesion të ekspozuar
Inteligjenca artificiale po hyn gjithnjë e më shumë në aktivitetin e përditshëm të bizneseve, duke automatizuar detyra që deri më sot kryheshin nga......
Kredia e keqe, tjetër minimum/ Zbresin në 3.66% në Gusht, niveli më i ulët që nga janari 2008
Kreditë me probleme në sistemin bankar shqiptar kanë zbritur në një tjetër minimum. Sipas të dhënave të “Bankës së Shqipërisë”, në fund të gushtit 2026 ato......
Apartament i ri, apo ekzistues? Diferenca e çmimit në Tiranë arrin deri në 23% për metër katror
Tregu rezidencial në Tiranë vijon të dominohet nga apartamentet, të cilat përbëjnë pjesën dërrmuese të banesave në qytet. Sipas një studimi të Investropa për......
Garanci për dëmet në mjedis - Operatorët duhet të sigurojnë fondet për parandalimin dhe rehabilitimin
Bizneset që kryejnë veprimtari të klasifikuara si të rrezikshme për mjedisin do të duhet të sigurojnë paraprakisht garanci financiare për mbulimin e kostove......
Financimi i doktoraturave 2026 - Kumbaro: Mbi 600 mijë euro mbështetje për studiuesit e rinj
Ministria e Arsimit dhe Agjenica Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit kanë hapur thirrjen për Financimin e Studimeve të Doktoraturës 2026. Në......
Nga emigracioni, te biznesi/ Shqipëria kryeson Ballkanin, 1 në 3 themelues ka punuar jashtë
Përvoja e punës jashtë vendit po rezulton një element dallues i sipërmarrjes shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Shqipëria kryeson rajonin për përqindjen e......
Shqipëri-Izrael/ Ferit Hoxha pret homologun e tij Gideon Sa’ar
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, priti paraditen e sotme në një vizitë zyrtare në Tiranë homologun e tij, Ministrin e Punëve të Jashtme......
Shkodër, investim në energji - 294 milionë lekë për rrjetin elektrik
Drejtoria Rajonale e OSSH-së në Shkodër ka shpallur dy procedura prokurimi për zhvillimin dhe rikonstruksionin e rrjetit elektrik në disa zona. Investimet......

