Rama merr pjesë sot në Konferencën e 10-të Ndërqeveritare Shqipëri–BE në Luksemburg

Kryeministri Edi Rama merr pjesë në Konferencën e 10-të Ndërqeveritare Shqipëri–BE, që zhvillohet sot në Luksemburg.
Shqipëria shënon një tjetër hap të rëndësishëm drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Sot, në Luksemburg, zhvillohet Konferenca e 10-të Ndërqeveritare Shqipëri–BE, ku pritet të formalizohet mbyllja e negociatave për Kapitullin 20, “Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale”.
Me mbylljen e këtij kapitulli, Shqipëria arrin në katër kapituj të mbyllur përkohësisht, duke vijuar progresin e negociatave të anëtarësimit dhe objektivin për përmbylljen e tyre brenda vitit 2027.
Kapitulli 20 lidhet me zhvillimin e sipërmarrjes, politikat industriale, mbështetjen e bizneseve, inovacionin dhe rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare.
AGJENDA ZYRTARE
16:40 – Nisja drejt Qendrës Europiane të Konventave.
16:45 – Doorstep.
16:50 – Fotografi e përbashkët e Kryeministrit Edi Rama, Komisioneres Marta Kos dhe Ministrit Thomas Byrne.
17:00 – Hapja e Konferencës së 10-të Ndërqeveritare Shqipëri–BE dhe miratimi i agjendës.
17:45 – Përfundimi i Konferencës Ndërqeveritare dhe vijimi i konferencës për shtyp; Kryeministri Edi Rama, Komisionerja për Zgjerimin Marta Kos dhe ministrin irlandez, Thomas Byrne.
Banka e Greqisë: Normat e interesit të BQE në trajektore rritëse, inflacioni përshpejtohet në shtator
Një valë e re shtrenjtimesh rigjallëroi inflacionin në Greqi në shtator, duke rritur pritjet e tregut për rritje të mëtejshme të normave të interesit në......
Guvernatori i BQK-së në takimet e FMN-së dhe BB, në fokus reformat financiare të Kosovës
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, së bashku me një delegacion të lartë të institucionit, po merr pjesë në Takimet......
Guvernatori i BSH pjesë e takimeve të FMN-së dhe BB, diskutime për perspektivat e ekonomisë shqiptare
Në datat 12-18 tetor 2026, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, merr pjesë në Mbledhjet Vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës......
Çmimet e reja të ushqimeve deri në janar 2027, ja cilët janë 238 produktet e përfshira në listë
Qytetarët do të mund të krahasojnë online çmimet e produkteve në rrjete të ndryshme supermarketesh. Qeveria prezantoi platformën “Pasqyra e Çmimeve”, e......
Drejtoresha e AMF-së raporton në Kuvend - 27 akte nënligjore të miratuara, avancon përafrimi me legjislacionin e BE-së
Drejtoresha e Përgjithshme e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, znj. Adela Xhemali, raportoi në komisionin parlamentar për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin......
Nobel 2026/ Nga lufta kundër krizave ekonomike te kontrolli i trurit me dritë, kush janë 10 fituesit?
Si mund të mbrohet ekonomia nga krizat? A mund të kontrollohen qelizat e trurit përmes dritës? Si mund të përdoret akulli i Antarktidës për të zbuluar......
Avancon bypass-i i Tiranës - Shpallet fituesi për fazën III, oferta 1.38 mld lekë për rrugën Kashar-Nyja Vaqarr
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur kompaninë fituese të tenderit për fazën e tretë të bypass-it të Tiranës. Oferta fituese e “Elmazaj Konstruksion” është......
Përplasje për buxhetin - Gjermania kërkon shkurtime më të mëdha. BE përballet me ndarje për fondet
Liderët e Bashkimit Evropian po përballen me një përplasje të fortë për buxhetin afatgjatë të unionit për periudhën 2028–2034. Në qendër të debatit është......

