Analiza Postuar më 13 October 2026, 10:56

FMN, optimiste për Shqipërinë/ Rrit pritshmëritë, ekonomia do të zgjerohet me 3.5% në 2026

Nga Xhorxhina Deda

FMN, optimiste për Shqipërinë/ Rrit pritshmëritë,

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka rishikuar lehtësisht në rritje parashikimin për ekonominë shqiptare gjatë vitit 2026, ndërsa ka përmirësuar pritshmëritë për inflacionin dhe deficitin e llogarisë korrente.

Sipas raportit më të fundit World Economic Outlook, të publikuar në tetor 2026, ekonomia shqiptare pritet të rritet me 3.5% këtë vit, nga 3.4% që parashikohej në prill. 

Megjithatë, pritshmëritë për vitin e ardhshëm sinjalizojnë një ngadalësim të aktivitetit ekonomik. Sipas FMN-së, rritja e ekonomisë shqiptare do të zbresë në 3.2% gjatë vitit 2027, një parashikim që mbetet i pandryshuar nga vlerësimi i mëparshëm. Kjo do të përfaqësonte një ngadalësim prej 0.3 pikësh përqindjeje krahasuar me vitin 2026.

Ndryshime pozitive vërehen edhe në parashikimet për çmimet. Inflacioni mesatar për vitin 2026 pritet të arrijë në 3.2%, nga 3.4% që vlerësohej në pranverë. Edhe për vitin 2027, FMN parashikon një normë mesatare inflacioni prej 3.2%, por këtë herë vlerësimi është rritur me 0.1 pikë përqindjeje kundrejt raportit të prillit.

Përmirësimi më i ndjeshëm lidhet me deficitin e llogarisë korrente, i cili pasqyron marrëdhëniet ekonomike të vendit me jashtë. FMN parashikon që ky deficit të arrijë në 2.1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto gjatë vitit 2026, kundrejt 2.8% në vlerësimin e prillit. Për vitin 2027, deficiti pritet të jetë 2.5% e PBB-së, nga 3.4% që ishte parashikuar më parë.

Sa i përket tregut të punës, FMN nuk parashikon ndryshime në normën e papunësisë. Ajo pritet të qëndrojë në 8.7% si gjatë vitit 2026, ashtu edhe në vitin 2027, në të njëjtin nivel me vitin 2025.

Ekonomia botërore përballë pasigurive

Në nivel global, FMN parashikon rritje ekonomike prej 3.1% në vitin 2026 dhe 3.4% në vitin 2027. Inflacioni botëror pritet të arrijë në 4.7% këtë vit, përpara se të zbresë në 4.1% vitin e ardhshëm.

Raporti paralajmëron se konfliktet gjeopolitike, shtrenjtimi i energjisë dhe borxhi i lartë publik vijojnë të kërcënojnë qëndrueshmërinë ekonomike. Megjithatë, investimet në teknologji dhe inteligjencë artificiale po ndihmojnë në mbështetjen e aktivitetit ekonomik botëror.

FMN, optimiste për Shqipërinë/ Rrit pritshmëritë,

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat