Italia do 165 mijë punonjës - Nga 23 tetori, mundësi edhe për shqiptarët

Italia do të hapë procedurat për pranimin e mbi 165 mijë punonjësve të huaj për vitin 2027, duke krijuar mundësi të reja punësimi edhe për shtetasit shqiptarë.
Ministria italiane e Punës ka publikuar udhëzimet për zbatimin e dekretit të flukseve migratore, sipas të cilit nga data 23 tetor deri më 7 dhjetor 2026, punëdhënësit në Itali do të mund të përgatisin elektronikisht kërkesat për punësimin e shtetasve nga vendet jashtë Bashkimit Europian.
Në total, për vitin e ardhshëm janë përcaktuar 165 mijë e 850 kuota hyrjeje për motive pune. Pjesën më të madhe e zënë punonjësit sezonalë, me 89 mijë kuota, kryesisht në bujqësi dhe turizëm.
Ndërkohë, 76 mijë e 200 kuota janë parashikuar për punësimin josezonal, në sektorë si ndërtimi, industria, tregtia, transporti, logjistika dhe shërbimet. Brenda kësaj kategorie, 14 mijë vende janë rezervuar për punonjësit e kujdesit dhe asistencës familjare. Për të vetëpunësuarit janë përcaktuar 650 kuota.
Shqipëria dhe Kosova janë në listën e vendeve, shtetasit e të cilave mund të përfitojnë nga këto procedura. Për punësimin josezonal, Italia ka rezervuar 25 mijë kuota për një grup vendesh ku përfshihet edhe Shqipëria, por pa përcaktuar një numër të veçantë vetëm për shtetasit shqiptarë.
Procesi do të zhvillohet në dy faza. Fillimisht, nga 23 tetori, punëdhënësit do të paraplotësojnë kërkesat në portalin e Ministrisë së Brendshme italiane. Dërgimi përfundimtar i tyre do të nisë më 12 janar 2027 për bujqësinë, më 9 shkurt për turizmin, më 16 shkurt për punësimin josezonal dhe më 18 shkurt për asistencën familjare.
Aplikimet kryhen nga punëdhënësit në Itali dhe i nënshtrohen procedurave të autorizimit për punë dhe pajisjes me vizë.
Kuotat janë pjesë e programit trevjeçar italian për emigracionin e ligjshëm, i cili parashikon 497 mijë e 550 hyrje për motive pune gjatë periudhës 2026–2028.
Shifrat përfaqësojnë numrin maksimal të hyrjeve të planifikuara dhe jo kontrata pune tashmë të nënshkruara.
Sa fitojnë bizneset online? Për 77% të kompanive përbëjnë deri në 30% të të ardhurave
Shitjet përmes internetit po krijojnë mundësi të reja për bizneset, por për kompanitë shqiptare ato ende nuk përbëjnë burimin kryesor të të ardhurave. Të......
Pse gjobiten shoferët? Parkimi i gabuar, 1 në 3 masa administrative për qëndrime të ndaluara
Parkimi i gabuar dhe qëndrimet në vende të ndaluara kryesojnë listën e shkeljeve rrugore të evidentuara në Shqipëri. Të dhënat më të fundit të Institutit të......
Përvoja nuk shmang aksidentet/ Drejtuesit me mbi 9 vite patentë përfshihen në 49.2% të rasteve
Shoferët me përvojë të gjatë në drejtimin e automjeteve rezultojnë përgjegjës për numrin më të madh të aksidenteve rrugore në Shqipëri. Ndonëse përvoja......
Bashkitë drejt Kushtetueses - Debati për territorialen. Nis në SCAN TV emisioni EKOPOL
Reforma e re territoriale, e diskutuar në emisionin EKOPOL, solli përballë argumentet e mazhorancës, opozitës dhe përfaqësuesve të pushtetit vendor. Ndërsa......
114 mln euro import energjie - Blerjet për periudhën korrik-tetor, kontraktohen 713 mijë MWh
Fatura e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare për blerjen e energjisë elektrike gjatë vitit 2026 ka arritur në rreth 114 milionë euro, pa TVSH. Sipas të......
Britania shtrëngon emigracionin - Ndryshimet prekin azilin, apelimet dhe ata pa leje qëndrimi
Qeveria britanike ka propozuar ndryshime në legjislacionin për imigracionin dhe azilin, me synimin për të forcuar kontrollet dhe për të përshpejtuar largimin......
RMV nis autostradën e re - Segmenti Bukojçan–Kërçovë pjesë e Korridorit VIII, kushton 139 milionë euro
Maqedonia e Veriut ka nisur ndërtimin e një segmenti të ri autostrade prej 12 kilometrash, që lidh zonën e Bukojçanit me Kërçovën. Projekti, me vlerë 139......
FMN, optimiste për Shqipërinë/ Rrit pritshmëritë, ekonomia do të zgjerohet me 3.5% në 2026
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka rishikuar lehtësisht në rritje parashikimin për ekonominë shqiptare gjatë vitit 2026, ndërsa ka përmirësuar pritshmëritë për......

