Bordi i Transparencës: Çmimi i naftës jo më shumë se 219 lekë/litri, benzina 196 lekë/litri

Bordi i Transparencës ka përcaktuar çmimet e reja të shitjes me pakicë dhe shumicë të karburanteve, të cilat hyjnë në fuqi sot, më 13 tetor, në orën 14:00.
Sipas vendimit të Bordit, çmimi i shitjes me pakicë i naftës (gazoil), sipas standardit SSH EN 590, nuk do të jetë më shumë se 219 lekë për litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë do të jetë jo më shumë se 207 lekë për litër.
Për benzinën, çmimi i shitjes me pakicë nuk do të kalojë 196 lekë për litër, ndërsa ai i shitjes me shumicë do të jetë jo më shumë se 184 lekë për litër.
Çmimet e përcaktuara do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, kur do të rishikohen në varësi të ndryshimeve të çmimeve të shitjes.
Bordi i Transparencës u mblodh në mbështetje të vendimit të Këshillit të Ministrave për shpalljen e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve dhe të kuadrit ligjor për tregtimin e nënprodukteve të naftës.
Në njoftim, operatorëve të tregtimit me shumicë dhe pakicë u është rikujtuar detyrimi për zbatimin e çmimeve të përcaktuara. Për shkeljet e konstatuara, sipas Bordit, mund të vendoset pezullimi i aktivitetit.
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Financave dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bëjnë të ditur se janë angazhuar për mbrojtjen e interesave të konsumatorëve dhe ruajtjen e konkurrencës së ndershme në treg.
Shërbimet shqiptare drejt botës - BSH: Eksportet arrijnë 7.4 miliardë euro, më shumë se dyfishi i importeve
Shqipëria fiton më shumë të ardhura nga shërbimet që u ofron të huajve sesa shpenzon për shërbimet që blen nga jashtë. Të dhënat më të fundit të Bankës së......
Italia do 165 mijë punonjës - Nga 23 tetori, mundësi edhe për shqiptarët
Italia do të hapë procedurat për pranimin e mbi 165 mijë punonjësve të huaj për vitin 2027, duke krijuar mundësi të reja punësimi edhe për shtetasit......
Sa fitojnë bizneset online? Për 77% të kompanive përbëjnë deri në 30% të të ardhurave
Shitjet përmes internetit po krijojnë mundësi të reja për bizneset, por për kompanitë shqiptare ato ende nuk përbëjnë burimin kryesor të të ardhurave. Të......
Pse gjobiten shoferët? Parkimi i gabuar, 1 në 3 masa administrative për qëndrime të ndaluara
Parkimi i gabuar dhe qëndrimet në vende të ndaluara kryesojnë listën e shkeljeve rrugore të evidentuara në Shqipëri. Të dhënat më të fundit të Institutit të......
Përvoja nuk shmang aksidentet/ Drejtuesit me mbi 9 vite patentë përfshihen në 49.2% të rasteve
Shoferët me përvojë të gjatë në drejtimin e automjeteve rezultojnë përgjegjës për numrin më të madh të aksidenteve rrugore në Shqipëri. Ndonëse përvoja......
Bashkitë drejt Kushtetueses - Debati për territorialen. Nis në SCAN TV emisioni EKOPOL
Reforma e re territoriale, e diskutuar në emisionin EKOPOL, solli përballë argumentet e mazhorancës, opozitës dhe përfaqësuesve të pushtetit vendor. Ndërsa......
114 mln euro import energjie - Blerjet për periudhën korrik-tetor, kontraktohen 713 mijë MWh
Fatura e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare për blerjen e energjisë elektrike gjatë vitit 2026 ka arritur në rreth 114 milionë euro, pa TVSH. Sipas të......
Britania shtrëngon emigracionin - Ndryshimet prekin azilin, apelimet dhe ata pa leje qëndrimi
Qeveria britanike ka propozuar ndryshime në legjislacionin për imigracionin dhe azilin, me synimin për të forcuar kontrollet dhe për të përshpejtuar largimin......

