Si ndryshoi harta e eksporteve në tetë muaj? - Italia dhe Kosova përfaqësojnë më shumë se gjysmën. Sllovakia përfshihet në “top 10”

Xhorxhina Deda/SCAN
Që nga fillimi i këtij viti rënia e nivelit të çmimve dhe zhvlerësimi i euros shfaqën efekte të dukshme në eksportet shqiptare. Por çfarë sinjalizojnë të dhënat zyrtare në tetë muaj për hartën e eksporteve shqiptare?
Përgjatë tetë muajve eksportet e mallrave arritën vlerën 255 mld lekë, duke u ulur me 14.9%, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 595 mld lekë, duke u rritur me 3.2%, krahasuar me një vit më parë. Kjo rënie prej gati 15% e eksporteve është ndikuar kryesisht nga lëndët djegëse dhe tekstilet, ku këto të fundit kanë vijuar të japin kontribut në rënie muaj pas muaji.
“Scan Intel” është ndalur kryesisht në emrat e 10-të partnerëve kryesorë për të parë se si ka ndryshuar pesha e tyre në harkun e tetë muajve, krahasur me një vit më parë. Sipas të dhënave katër partnerët kryesorë, Italia, Kosova, Greqia dhe Gjermania, kanë mbetur të pandryshuar, krahasuar me periudhën Janar-Gusht të viti të kaluar.
Ndryshime të vogla vërehen në peshën e secilit vend ndaj totalit, ku mund të përmendim rritjen që ka patur Italia me 0.8 pikë dhe Kosova me 1.3 pikë. Nga ana tjetër, shohim se pesha e Greqisë për periudhën tetë mujore të këtij viti ka rënë nga 7% në 6.2%.
Maqedonia e Veriut shihet të ketë spostuar Spanjën në vend të gjashtë këtë vit, gjithmonë nëse i referohemi 10 partnerëve kryesorë në drejtim të eksporteve. Po ashtu, Kina ka kaluar në vend të shtatë për nga pesha që ka në totalin e ekporteve tona, duke kaluar para Serbisë dhe Malit të Zi.
Ndërkohë, ajo që vihet re nga harta e partnerëve kryesorë është dalja e Mbretërisë së Bashkuar nga lista dhe hyrja e Sllovakisë me një peshë ndaj totalit prej 1.7%.
Por, pararësisht peshës, si paraqitet ndryshimi vjetor në vlerë i partnerëve tanë kryesorë sa i përket ekporteve? Gjatë këtij tetëmujori vendi me të cilët Shqipëria ka pasur uljen më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, është Spanja me 41%, pasuar nga Mali i Zi me 26%, Maqedonia e Veriut me 24% dhe Greqia me 24%. Me rënie po ashtu paraqiten Italia, Gjermania, Serbia dhe Kosova. Me rritje paraqitet vetëm Kina ndër 10 partnerët kryesorë.
Sondazh

Sa e vizituan shqiptarët Ballkanin Perëndimor gjatë një viti? - 57% udhëtuan vetëm një herë. Kosova e Mali i Zi kryesojnë për udhëtimet e shpeshta
Armela Duka/SCAN "Barometri i Ballkanit 2024” ka kryer një anketim për të matur frekuencën e udhëtimeve brenda Ballkanit Perëndimor. Qytetarët e......

Të rinjtë e këtij vendi janë më të palumturit - Çfarë fshihet pas rënies së kësaj mirëqenieje në Europë?
Edel Strazimiri / SCAN Europa, veçanërisht BE-ja, konsiderohet si një nga rajonet më të begatë në botë. Megjithatë, pavarësisht nga ky prosperitet, shumë të......

Cili kryeqytet europian është më i miri për të gjetur një punë të mirë?
Edel Strazimiri / SCAN Faktorë të tillë si gjendja ekonomike e vendit, shkalla e papunësisë dhe nëse është apo jo kryeqytet mund të ndikojnë ndjeshëm......

“BE, i angazhuar në përpjekjet antikorrupsion” - Gonzato: Kërkohet një qasje e plotë duke përfshirë të gjithë aktorët
Ernilda Luzi/ Scan Në Forumin Rajonal mbi Mirëqeverisjen dhe Luftën kundër Korrupsionit, ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato tha se Bashkimi Europian......

Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan është forcuar disi nga dita e djeshme teksa është blerë sot me 88.9 lekë dhe është shitur me 90.1 lekë sipas kursit të këmbimit......

Rriten investimet e “gjelbra” kineze jashte vendit - Kompanitë kanë financuar 100 miliardë dollarë që nga fillimi i 2023
Kristi Ceta/SCAN Investimet e firmave kineze jashtë shtetit në projektet e teknologjisë së energjisë së pastër kanë tejkaluar 100 miliardë dollarë që......

Shkrirja e akullnajave “ndryshon” kufirin Zvicër-Itali - Shtetet do të ripërcaktojnë territoret për shkak të ndryshimeve klimatike
Kristi Ceta/SCAN Zvicra dhe Italia do të ripërcaktojnë një pjesë të kufirit të tyre, pasi ndryshimet klimatike po shkrijnë akullnajat që kanë shënuar......

Dyfishohen investimet për projektet e hidrogjenit - Por rritja nuk përputhet me kërkesën e ulët dhe pasigurinë në industri
Kristi Ceta/SCAN Investimet për projektet e hidrogjenit janë dyfishuar gjatë 12 muajve të fundit, të dominuara nga Kina, por kapaciteti i instaluar dhe......