Ndërtimet pa leje, ç’do bëhet? - Shteti do përfundojë objektet e konfiskuara dhe do t’ua dorëzojë qytetarëve që kanë paguar

Objektet e konfiskuara për shkelje të lejeve të ndërtimit do të mund të përfundohen nga shteti dhe më pas t’u dorëzohen qytetarëve që kanë lidhur kontrata porosie, sipërmarrjeje apo premtim-shitjeje me ndërtuesit dhe zhvilluesit. Ky është një nga ndryshimet kryesore që parashikon projektligji për administrimin e ndërtimeve të konfiskuara, i cili synon të zgjidhë edhe situatën e blerësve që kanë paguar për prona në objekte të papërfunduara.
Kryeadministratorja e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), Risena Xhaja, gjatë diskutimeve në Komisionin parlamentar për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale, shpjegoi se ndryshimet në ligjin nr. 66/2023 synojnë jo vetëm konfiskimin e objekteve të ndërtuara në shkelje të lejes, por edhe përfundimin e tyre dhe dorëzimin te personat që kanë të drejta kontraktore mbi këto pasuri.
Sipas saj, legjislacioni aktual parashikon konfiskimin e objektit, por nuk përcakton detyrimin për përfundimin e punimeve. Pikërisht kjo mangësi synohet të korrigjohet përmes ndryshimeve të propozuara.
“Ajo që merr përsipër draftligji që ne propozojmë është të përfundojmë të gjitha objektet që janë lënë të papërfunduara nga ndërtuesit dhe t’ua japim pasuritë e përfunduara subjekteve që kanë pasur kontrata sipërmarrjeje, premtim-shitjeje. Ligji aktual 66 nuk e parashikon këtë normativë, pra nuk parashikon që objekti duhet të përfundohet, por parashikohet thjesht konfiskimi i tij, ndërkohë që me ndryshimet ligjore ne kemi parashikuar edhe përfundimin e objektit total dhe dorëzimin tek personat që i kanë blerë”, shpjegoi kryeadministratorja e AAPSK-së.
Në këtë mënyrë, shteti synon të marrë përsipër përfundimin e ndërtimeve të konfiskuara, duke krijuar mundësinë që qytetarët që kanë investuar kursimet e tyre për blerjen e apartamenteve të marrin pronat për të cilat kanë lidhur kontrata.
Megjithatë, zbatimi i kësaj skeme do të varet nga verifikimi i kontratave, gjendja fizike e objekteve dhe procedurat e parashikuara në ligj.
Gjatë diskutimit në komision, Xhaja bëri të ditur se aktualisht janë 16 objekte që i nënshtrohen procedurës së parablerjes, në kuadër të ligjit nr. 66/2023. Sipas saj, bëhet fjalë kryesisht për ndërtime ku janë konstatuar shkelje të lejeve të ndërtimit, përfshirë ndryshime në volumet e objekteve dhe shtesa në ndërtimet ekzistuese.
“Janë 16 objekte të cilat i nënshtrohen parablerjes, janë objekte përgjithësisht që janë në shkelje të lejes së ndërtimit”, deklaroi Xhaja.
Bazuar në ndryshimet ligjore, të drejtën e parablerjes do ta kenë vetëm subjektet që janë në tejkalim të lejes së ndërtimit dhe jo subjektet që kanë ndërtuar tërësisht pa leje.
Sa banorë prek reforma? 15 bashkitë që shkrihen kanë rreth 9.4% të popullsisë së Shqipërisë
Shqipëria do të ketë 46 bashki, nga 61 që ka aktualisht. Reforma e re administrativo-territoriale, e miratuar nga Kuvendi më 9 tetor, parashikon shkrirjen e......
Investime në infrastrukturë - Rikonstruksion unazave urbane në Ballsh, Fushë Krujë dhe Elbasan
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur garën për projektimin dhe zbatimin e punimeve për rikonstruksionin e unazave urbane në Ballsh, Fushë Krujë dhe......
138 MW fotovoltaike shtesë - Të dhënat, 8 centrale të reja në prodhim deri në qershor
Rreth 138 MW kapacitete të reja diellore i janë shtuar sistemit elektroenergjetik shqiptar gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2026. Sipas të dhënave të Entit......
Rinovohet “Rruga Industriale” - Vorë, projekti për 3,9 km, trotuare e korsi biçikletash
Një prej akseve më të rëndësishme për aktivitetin ekonomik dhe qarkullimin e mjeteve të tonazhit të rëndë në Vorë pritet t'i nënshtrohet një rikonstruksioni......
Bordi i Transparencës: Çmimi i naftës jo më shumë se 219 lekë/litri, benzina 196 lekë/litri
Bordi i Transparencës ka përcaktuar çmimet e reja të shitjes me pakicë dhe shumicë të karburanteve, të cilat hyjnë në fuqi sot, më 13 tetor, në orën......
Shërbimet shqiptare drejt botës - BSH: Eksportet arrijnë 7.4 miliardë euro, më shumë se dyfishi i importeve
Shqipëria fiton më shumë të ardhura nga shërbimet që u ofron të huajve sesa shpenzon për shërbimet që blen nga jashtë. Të dhënat më të fundit të Bankës së......
Italia do 165 mijë punonjës - Nga 23 tetori, mundësi edhe për shqiptarët
Italia do të hapë procedurat për pranimin e mbi 165 mijë punonjësve të huaj për vitin 2027, duke krijuar mundësi të reja punësimi edhe për shtetasit......
Sa fitojnë bizneset online? Për 77% të kompanive përbëjnë deri në 30% të të ardhurave
Shitjet përmes internetit po krijojnë mundësi të reja për bizneset, por për kompanitë shqiptare ato ende nuk përbëjnë burimin kryesor të të ardhurave. Të......

