Shqipëria Postuar më 3 Tetor 2024, 11:35

Sa e vizituan shqiptarët Ballkanin Perëndimor gjatë një viti? - 57% udhëtuan vetëm një herë. Kosova e Mali i Zi kryesojnë për udhëtimet e shpeshta

Nga SCAN TV
Sa e vizituan shqiptarët Ballkanin Perëndimor gjatë një

Armela Duka/SCAN

 

"Barometri i Ballkanit 2024” ka kryer një anketim për të matur frekuencën e udhëtimeve brenda Ballkanit Perëndimor. Qytetarët e vendeve të rajonit janë pyetur se sa shpesh kanë udhëtuar gjatë 12 muajve të fundit.

Sipas të dhënave të publikuara, rezulton se 57% e të anketuarve nga Shqipëria kanë udhëtuar vetëm një herë drejt ekonomive të tjera të Ballkanit Perëndimor gjatë 12 muajve të fundit. Ndërkohë, 31% e individëve kanë udhëtuar 2-3 herë, dhe 11% e tyre kanë bërë 4-10 udhëtime gjithsej. Kjo tregon se shqiptarët janë të angazhuar për të vizituar jo vetëm Europën por edhe rajonin, ku shumica e tyre kanë bërë të paktën një udhëtim drejt këtij destinacioni.

“Scan Intel” ka analizuar frekuencën e udhëtimeve edhe për vendet e tjera të rajonit. Në nivel rajonal, konstatojmë se 48% e të anketuarve nga Bosnje Hercegovina kanë udhëtuar vetëm një herë, 42% e tyre kanë bërë 2-3 udhëtime dhe vetëm 8% kanë raportuar se kanë bërë 4-10 udhëtime drejt vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor. Nga ana tjetër, shtetasit nga Kosova dhe Mali i Zi renditen me përqindjen më të lartë të atyre që kanë bërë 4-10 udhëtime gjatë vitit të fundit.

Po ashtu, Kosova është ndër ekonomitë me më shumë udhëtarë të rregullt brenda rajonit. Ndërsa, shtetasit nga Maqedonia e Veriut paraqesin një trend ndryshe të udhëtimeve, ku shumica e të anketuarve u shprehën se kanë udhëtuar drejt vendeve të tjera të ballkanit 2-3 herë gjatë vitit.

Serbia paraqet një model tjetër të dëshirës për të udhëtuar, ku 68% e të anketuarve raportojnë se kanë udhëtuar vetëm një herë, që është numri më i lartë ndër të gjitha ekonomitë, 27% e tyre kanë bërë 2-3 udhëtime, dhe vetëm 3% kanë bërë 4-10 udhëtime.

 

Sondazh

Poll
Shqipëria 3 Tetor

Sa këmbehen sot valutat kryesore?

  Dollari amerikan është forcuar disi nga dita e djeshme teksa është blerë sot me 88.9 lekë dhe është shitur me 90.1 lekë sipas kursit të këmbimit......

Live TV

Të fundit
Bota 21 Prill

Vatikan: Ndahet nga jeta Papa Françesku!

Papa Françesku, udhëheqësi i parë i Kishës Katolike Romake në Amerikën Latine, është ndarë nga jeta, tha Vatikani në një deklaratë video të hënën, duke i......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Bota 21 Prill

Vatikan: Ndahet nga jeta Papa Françesku!

Papa Françesku, udhëheqësi i parë i Kishës Katolike Romake në Amerikën Latine, është ndarë nga jeta, tha Vatikani në një deklaratë video të hënën, duke i......