Dyfishohen investimet për projektet e hidrogjenit - Por rritja nuk përputhet me kërkesën e ulët dhe pasigurinë në industri

Kristi Ceta/SCAN
Investimet për projektet e hidrogjenit janë dyfishuar gjatë 12 muajve të fundit, të dominuara nga Kina, por kapaciteti i instaluar dhe kërkesa janë të ulëta për shkak të pasigurive në industri. Këto thuhen në një raport të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA).
Vendimet e investimit përfaqësojnë një rritje pesëfish të prodhimit aktual të hidrogjenit me emetim të ulët deri në vitin 2030, me Kinën që mbulon më shumë se 40% gjatë 12 muajve të fundit.
Objektivat e kërkesës, megjithatë, janë vetëm pak më shumë se një e katërta e projekteve të prodhimit dhe përparimi i bërë deri më tani në sektorin e hidrogjenit nuk është i mjaftueshëm për të përmbushur qëllimet klimatike.
Pjesa më e madhe e projekteve janë gjithashtu në fazat e hershme dhe janë në rrezik për shkak të sinjaleve të paqarta të kërkesës, pengesave financuese, vonesave të nxitjes, pasigurive rregullatore, çështjeve të licencimit dhe lejeve operacionale.
"Personat përgjegjës për këtë sektor duhet të shikojnë me kujdes mjetet për të ndihmuar në krijimin e kërkesës, duke ulur gjithashtu kostot dhe duke siguruar rregulla të qarta që do të mbështesin investimet e mëtejshme," tha drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Energjisë.
Kërkesa globale për hidrogjen mund të rritet me rreth 3 milionë tonë në vitin 2024, e përqendruar në sektorin e rafinimit dhe kimikateve, por kjo duhet parë si rezultat i tendencave më të gjera ekonomike dhe jo si rezultat i politikave të suksesshme, u shpreh agjencia.
Kërkesa aktualisht mbulohet kryesisht nga hidrogjeni i prodhuar me anë të lëndëve djegëse fosile, me hidrogjenin me emetime të ulëta që ende luan vetëm një rol dytësor.
Presionet e shpenzimeve të teknologjisë dhe të prodhimit mbeten faktorë të rëndësishëm, me elektrolizuesit në veçanti që lëkunden për shkak të çmimeve më të larta dhe zinxhirëve të ngushtë të furnizimit. Sipas analistëve, ulja e kostos varet nga zhvillimi teknologjik dhe rritja e prodhimit.
Sondazh

Turqia investon për energjinë e gjelbër - Qeveria synon trefishimin e kapacitetit deri në vitin 2035
Kristi Ceta/SCAN Ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore Alparslan Bayraktar tha se Turqia dëshiron të trefishojë kapacitetin e energjisë së erës......

Tatimet me drejtor të ri, Ilir Binaj vjen në krye
Këshilli i Ministrave emëron Ilir Binajn si Drejtor të Përgjithshëm të Tatimeve. Vendimi është miratuar në mbledhjen e fundit të qeverisë, mbajtur këtë të......

Dekarbonizimi, Shqipëria në qendër të rritjes rajonale
Dekarbonizimi nuk është thjesht një domosdoshmëri mjedisore, por një mundësi e madhe për inovacion dhe zhvillim ekonomik. Në shtator, Tirana u bë qendra e......

“Deklaroni pagat reale të punonjësve”, tatimet mesazh subjekteve
https://youtu.be/_lNmi8jct4I?si=KVVmROXYOwCJswRt Ola Mitre/ Scan Administrata tatimore i'u kërkon bizneseve deklarimin e pagave reale të punonjësve të......

Banka e Shqipërisë shtrëngon rregullat për mikrokreditë-Sejko: Analizë më e mirë risku
https://youtu.be/20o8uIyN_Qs?si=SThhlaS7Y87aB4XI Ola Mitre/ Scan Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka miratuar ndryshimet në rregulloren për......

Bitcoin bie përsëri në nivelin e 60 mijë dollarë ndërsa tensionet në Lindjen e Mesme rriten!
Edel Strazimiri / SCAN Kriptomonedhat ishin nën presion të mërkurën, pasi bitcoin u kthye në nivelin e 60,000 dollarë për të nisur atë që zakonisht......

Miratohen dy dokumente për çeljen e negociatave - Ministri Manja: Shumë shpejt, Shqipëria në Tryezën e Dytë Ndërqeveritare
Ernilda Luzi/ Scan Këshilli i Ministrave miratoi të ashtuquajturin “pozicion negociues për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin......

Si variojnë çmimet e banesave në Shqipëri? - Numbeo: Pas Tiranës, Durrësi dhe Vlora më të shtrenjtat
Hamit Yzeiraj/SCAN Sipas të dhënave nga Numbeo, tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri tregon një variabilitet të madh në çmimet për metër katror......