Si variojnë çmimet e banesave në Shqipëri? - Numbeo: Pas Tiranës, Durrësi dhe Vlora më të shtrenjtat

Hamit Yzeiraj/SCAN
Sipas të dhënave nga Numbeo, tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri tregon një variabilitet të madh në çmimet për metër katror në qendrat e qarqeve. Me një çmim mesatar prej 2600 euro për m² në qendrën e qytetit, Tirana vazhdon të mbetet më i shtrenjtë për të investuar në pasuri të paluajtshme.
Rritja e popullsisë dhe zhvillimi i vazhdueshëm urban kanë nxitur kërkesën, gjithnjë e në rritje duke e bërë kryeqytetin destinacion të preferuar për investitorët dhe blerësit. Durrësi dhe Vlora, si dy qytete bregdetare, në të cilat sektori i turizmit është më i zhvilluar në krahasim me vendet e tjera, ndajnë të njëjtin çmim prej 1400 euro për m².
Të dyja qytetet të favorizuara nga pozicioni gjeografik si dhe nga numri i lartë i turistvë që vijnë ta vizitojnë dhe pse jo edhe të investojnë kanë sjellë rritje të kostove së apartamenteve. Në krahasim me kryeqytetin, qytetet si Korça, Shkodra dhe Fieri ofrojnë çmime më të lira për blerësit.
Përkatësiht me 950, 1000 dhe 900 euro. Këto qytete kanë kanë një histori dhe kulturë të pasur, dhe përfitimet e jetesës në zona më të qeta po e bëjnë gjithnjë e më tërheqëse investimin në këto rajone.
Qytetet e veriut si Kukësi dhe Lezha kanë çmime më të ulëta, përkatësisht 750 dhe 650 euro për m². Në fund fare ngelet Qyteti i Elbasanit në të cilin çmimi mesatar sipas “Numbeo shkon në rreth 600 eruo.
Edhe nga njoftimet e shumta për shitjen e apartamenteve në qytetet e ndryshme të vendit, çmimi mesatar për metër katror është I përafërt me ato të platformës numbeo, ku në kryeqytet në disa raste shkon dhe mbi 3 mijë euro apo në zonat bregdetare të cilat po preferohen gjithnjë e më shumë për tu investuar.
Sondazh

“Dalin në dritë” qiratë e pa deklaruara të apartamenteve - Bizneset, afat deri më 20 tetor të dorëzojnë kontratat, ose dokumentin e pronësisë
Elisabeta Dosku/ SCAN Apartamentet e dhëna me qira për biznes, por nuk janë deklaruar si të tilla, tashmë do të hyjnë në regjim tatimor. Brenda......

BE mbështet zhvillimin digjital në Shqipëri - Gonzato: Gati një “zarf financiar” rreth 1 miliard euro
Diamila Leka/ SCAN Rritja e ndikimit të Shqipërisë në Ekonominë digjitale, inovacioni në biznese si dhe avancimi i strukturave digjitale ishin fokusi i......

Ilir Proda, në krye të Policisë së Shtetit - Vendimi i Qeverisë, Hoxha: Së shpejti hapet gara për drejtuesit në qarqe
Ilir Proda do të jetë drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Pas procesit të ndërmarrë për përzgjedhjen e kreut të bluve, qeveria ka firmosur......

Punimet në Unazën e Madhe/ Balluku: E aksesueshme në fund të këtij viti!
Punimet në Unazën e Madhe të Tiranës po vijojnë me ritme të shpejta në të gjitha kantieret. E gjithë kjo vepër e rëndësishme pritet të finalizohet në fund......

Zhvillohet në Tiranë takimi për Shpenzimet Publike dhe Përgjegjësinë Financiare (PEFA) në nivel vendor!
Nën drejtimin e Drejtoreshës së Përgjithshme të Buxhetit në Ministrinë e Financave, Mimoza Dhëmbi, dhe Zv.Ambasadorit të Zvicrës në Tiranë, Philipp......

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit “turbullon” tregun e naftës - Çfarë do të ndodhë nëse mbyllet Ngushtica e Hormuzit?
Kristi Ceta/SCAN Sulmi me raketa i Iranit ndaj Izraelit po teston tregun e naftës, me sulmin që ngre shqetësime për ndërprerjet e mundshme të......

Rreth 77% e bizneseve në rajon deklarojnë se kostot e tyre janë rritur - Inflacioni dhe kriza energjitike po “godasin” edhe sipërmarrjet në vend
Armela Duka/SCAN Rreth 77% e bizneseve që operojnë në Ballkanin Perëndimor kanë vlerësuar se kostot e biznesit si qeraja, energjia dhe forca punëtore......

Si përkthehet “varësia” e ekonomisë nga ndërtimi e shërbimet? - Xhepa: Nuk është “shëndet”. Riorientim drejt sektorëve me vlerë të shtuar
Elisabeta Dosku/SCAN Ndërtimi dhe shërbimet janë motori kryesor i zhvillimit të ekonomisë shqiptare. Por si përkthehet “varësia” ndaj këtyre......