Ilir Proda, në krye të Policisë së Shtetit - Vendimi i Qeverisë, Hoxha: Së shpejti hapet gara për drejtuesit në qarqe

Ilir Proda do të jetë drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Pas procesit të ndërmarrë për përzgjedhjen e kreut të bluve, qeveria ka firmosur emrin e propozuar nga Ministria e Brendshme, teksa pas mbledhjes së qeverisë, ministri Ervin Hoxha tha se së shpejti do të hapet gara për drejtorët e policisë në qarqe.
“Me propozimin e Ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave miratoi Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, zotin Ilir Proda. Menjëherë pas emërimit të tij si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit do të hapim konkurrimin, për një proces të ri, sa i përket gjithë drejtuese të policisë në qarqe”, - tha Hoxha.
Gara për drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit u zhvillua përgjatë muajit shtator, kur fillimisht Ministria e Brendshme shpalli thirrjen publike për aplikim për këtë pozicion. Komisioni i Posaçëm i ngritur në kuadër të procesit zhvilloi seanca dëgjimore për 11 kandidatë të kualifikuar, ndërsa paralelisht kreu verifikimin e pastërtisë së figurës për secilin prje tyre.
Në fund, Komisioni i Posaçëm i dorëzoi ministrit të Brendshëm listën me 5 kandidatët më të vlerësuar, teksa Hoxha vendosi t’i përcjellë Këshillit të Ministrave emrin e kandidatit Ilir Proda, që në mbledhjen e të mërkurës zyrtarizoi emrin e tij në krye të Policisë së Shtetit.
Sondazh

Punimet në Unazën e Madhe/ Balluku: E aksesueshme në fund të këtij viti!
Punimet në Unazën e Madhe të Tiranës po vijojnë me ritme të shpejta në të gjitha kantieret. E gjithë kjo vepër e rëndësishme pritet të finalizohet në fund......

Zhvillohet në Tiranë takimi për Shpenzimet Publike dhe Përgjegjësinë Financiare (PEFA) në nivel vendor!
Nën drejtimin e Drejtoreshës së Përgjithshme të Buxhetit në Ministrinë e Financave, Mimoza Dhëmbi, dhe Zv.Ambasadorit të Zvicrës në Tiranë, Philipp......

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit “turbullon” tregun e naftës - Çfarë do të ndodhë nëse mbyllet Ngushtica e Hormuzit?
Kristi Ceta/SCAN Sulmi me raketa i Iranit ndaj Izraelit po teston tregun e naftës, me sulmin që ngre shqetësime për ndërprerjet e mundshme të......

Rreth 77% e bizneseve në rajon deklarojnë se kostot e tyre janë rritur - Inflacioni dhe kriza energjitike po “godasin” edhe sipërmarrjet në vend
Armela Duka/SCAN Rreth 77% e bizneseve që operojnë në Ballkanin Perëndimor kanë vlerësuar se kostot e biznesit si qeraja, energjia dhe forca punëtore......

Si përkthehet “varësia” e ekonomisë nga ndërtimi e shërbimet? - Xhepa: Nuk është “shëndet”. Riorientim drejt sektorëve me vlerë të shtuar
Elisabeta Dosku/SCAN Ndërtimi dhe shërbimet janë motori kryesor i zhvillimit të ekonomisë shqiptare. Por si përkthehet “varësia” ndaj këtyre......

Çfarë ka ndodhur sot ë tregun valutor?
Dollari amerikan e ka nisur ditën në rritje teksa në raport me dje është blerë sot me 88.6 lekë dhe është shitur me 89.7 lekë sipas kursit të këmbimit......

Sa paga mujore kushton një shtëpi 100 m² në mbarë botën? – Si krahasohen vendet europiane!
Edel Strazimiri / SCAN Vendi më i përballueshëm në Europë për të blerë një shtëpi, në krahasim me të ardhurat mesatare, është Danimarka, sipas një......

Çmimet e naftës rriten me mbi 1 USD - Sulmi i Iranit ndaj Izraelit shton frikën për ndërprerjen e furnizimeve
Kristi Ceta/SCAN Çmimet e naftës u rritën me mbi një dollar të mërkurën për shkak të shqetësimeve në rritje që lidhen me përshkallëzimin e tensioneve......