Shqipëria Postuar më 2 Tetor 2024, 12:13

Punimet në Unazën e Madhe/ Balluku: E aksesueshme në fund të këtij viti!

Nga SCAN TV
Punimet në Unazën e Madhe/ Balluku: E aksesueshme në fund të

 

Punimet në Unazën e Madhe të Tiranës po vijojnë me ritme të shpejta në të gjitha kantieret. E gjithë kjo vepër e rëndësishme pritet të finalizohet në fund të këtij viti, për të qenë e aksesueshme nga të gjithë qytetarët.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, bëri të ditur se në Lotin II të rrugës, atë që lidh ish-sheshin “Shqiponja” me Paskuqanin, kanë përfunduar mbi 97 % e punimeve.

Ndërsa në Lotin IV, që kalon në zonën e Shkozës dhe Lotin VII që nis nga pjesa fundore e “Bulevardit të ri” e deri në bregun e Lumit të Tiranës, kanë përfunduar mbi 76 % e vëllimit të punimeve.

Punimet në Lotin VI, segment ky që bën të mundur lidhjen me Rrugën e Arbrit, janë realizuar në masën 67 %, ndërsa në Lotin V në masën 70 %.

Unaza e Madhe një segment prej 27 km, me gjerësi 28 m do të jetë një nga infrastrukturat më të rëndësishme jo vetëm për Tiranën, por për të gjithë vendin.

Sondazh

Poll
Shqipëria 2 Tetor

Çfarë ka ndodhur sot ë tregun valutor?

  Dollari amerikan e ka nisur ditën në rritje teksa në raport me dje është blerë sot me 88.6 lekë dhe është shitur me 89.7 lekë sipas kursit të këmbimit......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat