Rreth 77% e bizneseve në rajon deklarojnë se kostot e tyre janë rritur - Inflacioni dhe kriza energjitike po “godasin” edhe sipërmarrjet në vend

Armela Duka/SCAN
Rreth 77% e bizneseve që operojnë në Ballkanin Perëndimor kanë vlerësuar se kostot e biznesit si qeraja, energjia dhe forca punëtore janë rritur në 12 muajt e fundit. Sipas anketës së Barometrit të Ballkanit 2024, që u zhvillua nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, 77% e sipërmarrjeve shqiptare pohuan se gjatë periudhës prill 2023- prill 2024 kostot për biznesin janë rritur. Ndërkohë 20% e tyre janë shprehur se kostot kanë mbetur të pandryshuara dhe vetëm 2% mendojnë se janë ulur.
Në nivel rajonal, Bosnje Hercegovina është ndër vendet që ka numrin më të lartë të të anketuarve që shprehen se kostot janë rritur, në Kosovë 68% e bizneseve të marra në studim raportojnë rritje gjithashtu.
Nga ana tjetër, të pyetur për nivelin e kostove, rreth 80% e bizneseve që operojnë në Serbi dhe 79% e atyre që ushtrojnë veprimtarinë e tyre ekonomike në Mal të Zi shprehen për rritje të kostove. Në të kundërt, gjysma e bizneseve në Kosovë mendojnë se kostot mbeten në nivele të qëndrueshme të pandryshuara nga një vit më parë.
Në përgjithësi, shifrat tregojnë se kostot e biznesit në shqipëri dhe rajon vijojnë të jenë të larta dhe vetëm një përqindje shumë e vogël e biznesve raportojnë për ulje të kostove gjatë vitit të fundit. Mesatarisht vetëm 2% e bizneseve pajtohen me faktin që kostot janë zvogëluar.
Edhe nëse analizojmë të dhënat e Barometrit të Ballkanit për vitin 2023, evidentohet qartë një trend i vazhdueshëm i rritjes së kostove në të gjithë rajonin, përfshirë edhe Shqipërinë. Rritja e kostove të biznesit është shpesh pasojë e inflacionit, ku sipas analizave të bëra më herët ky tregues makroekonomik ka qenë në nivele të larta.
E ndërsa çmimet rriten edhe kërkesat për paga nga ana e punonjësve janë të pashmangshme. Rikujtojmë që vendi ynë ka përjetuar rritje të pagave në disa sektorë së fundmi. Po ashtu kriza energjitike dhe rritja e çmimit të Energjisë në Europë dhe Ballkan është një tjetër faktor që ka kontribuar në rritjen totale të kostove të biznesit.
Sondazh

Si përkthehet “varësia” e ekonomisë nga ndërtimi e shërbimet? - Xhepa: Nuk është “shëndet”. Riorientim drejt sektorëve me vlerë të shtuar
Elisabeta Dosku/SCAN Ndërtimi dhe shërbimet janë motori kryesor i zhvillimit të ekonomisë shqiptare. Por si përkthehet “varësia” ndaj këtyre......

Çfarë ka ndodhur sot ë tregun valutor?
Dollari amerikan e ka nisur ditën në rritje teksa në raport me dje është blerë sot me 88.6 lekë dhe është shitur me 89.7 lekë sipas kursit të këmbimit......

Sa paga mujore kushton një shtëpi 100 m² në mbarë botën? – Si krahasohen vendet europiane!
Edel Strazimiri / SCAN Vendi më i përballueshëm në Europë për të blerë një shtëpi, në krahasim me të ardhurat mesatare, është Danimarka, sipas një......

Çmimet e naftës rriten me mbi 1 USD - Sulmi i Iranit ndaj Izraelit shton frikën për ndërprerjen e furnizimeve
Kristi Ceta/SCAN Çmimet e naftës u rritën me mbi një dollar të mërkurën për shkak të shqetësimeve në rritje që lidhen me përshkallëzimin e tensioneve......

Ulet parashikimi për ekonominë greke - Rritja e pritshme u reduktua për shkak të stanjacionit në eurozonë
Kristi Ceta/SCAN Greqia ka shkurtuar parashikimin e saj për rritjen ekonomike të vitit 2024 për herë të dytë këtë vit në 2.2%, pasi stanjacioni në......

Rritja e çmimit të energjisë në Britani - Rreth 50% e qytetarëve do të racionojnë përdorimin gjatë dimrit
Kristi Ceta/SCAN Pothuajse gjysma e qytetarëve britanikë do të racionojnë përdorimin e tyre të energjisë këtë dimër, sipas një sondazhi, pasi faturat e......

Mal i Zi, paga mesatare neto shkon 861 euro - Të ardhurat shënuan një rritje prej 7,8% krahasuar me 2023
Kristi Ceta/SCAN Të ardhurat mesatare pa taksa dhe kontribute në Malin e Zi shkuan 861 euro në muajin gusht, sipas të dhënave të Monstat, 1,2 për qind......

Projekti për hidrogjenin e gjelbër në Adriatik - Nisma që përfshin Slloveninë, Kroacinë, Italinë pritet të përfundojë në 2026
Kristi Ceta/SCAN Një nismë e përbashkët e Sllovenisë, Kroacisë dhe Italisë do të prodhojë hidrogjen të gjelbër në kuadër të projektit të Luginës së......